Është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtetë të ditur, përqendrohet te diçka më me peshë ku përfshihen parime të shëndosha që i drejtojnë. Si rrejedhojë kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Poashtu, kanë një qëllim që i kapercen interesat vetiake dhe i jep kuptim jetës.
Me dorë në punë e zemër tek Zoti, Dr. Ibrahim Latifi, mjeku shqiptar po deshmon se është më i miri. Me parime të shëndosha etike dhe me qëllim fisnik në jetë, i ndihmon të sëmurët që vuajnë, për t’i sheruar dhe lehtësuar dhimbjet. Ndien keqardhje, merakoset shumë edhe për gjendjen shëndetësore të mergimtarëve shqiptarë.
“Unë punoj edhe pas orarit të punës, por pa pagesë, e as që pranoj të paguhem. Kompenzimi më i mirë për mua është populli im i shëndosh dhe i bashkuar. E, kjo më bënë të ndihem mirë kur puna ime kontribuon në këtë drejtim. Kur mendoj për të tjerët dhe u jep ndihmë, disi më lehtësohet shpirti”, thotë mes tjerash, Dr. Ibrahim Latifi.
Veprimtari i daluar i çështjes kombëtare, Xhevdet Muriqi, kishte kohë që vuante nga zemra, të cilën ia besoj vetëm njeriut të gjakut të zemrës së tij, kardiologut, Dr. Ibrahim Latifit. Ditë më parë, me 23 korrik 2021, Dr. Latifi, si me dorë Perëndie, sheroi zemrën e pinjollit të Zhujë Selmanit, atdhetarit, Xhevdet Muriqit.