Diaspora
Edhe kompania “Bibaj Group Int”, shembull suksesi
Edhe kompania “Bibaj Group Int”, shembull suksesi
Shembujve të suksesit të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës u shtohet dhe kompania “Bibaj Group Int” me hotelin e tyre në Lubjanë. Në restorantin e hotel “Morea“ ofrohet kuzhinë mesdhetare nga kryekuzhinieri shqiptar Orges Merepeza, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori Pëllumb Qazimi, së bashku me Myles Geiran, ambasador i Irlandës në Slloveni, kanë vizituar Hotel Morea në Lubjanë.
Ata janë pritur nga Petrit Bibaj, përfaqësues i »Bibaj Group Int«, që është investitori dhe jetësuesi i projektit.
Hotel Morea ofron kushte shumë të mira akomodimi, çmime të arsyeshme dhe kulinari të pasur, jo thjesht tradicionale, por tipike mesdhetare. Kjo garantohet për klientët nga kryekuzhinieri Orges Merepeza nga Tirana.
Në këtë biznes Petrit Bibaj nga Ferizaj i Kosovës ka arritur të punësojë shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Sllovenia. Shembulli i tij është histori suksesi, shembull inkurajues për t’u ndjekur nga shqiptarë të tjerë me banim në Slloveni, për të investuar edhe në vendet amë. /Albinfo.ch
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti