Connect with us

Diaspora

Një shqiptar drejtor i Teatrit të Operas në Kroaci, Margariti: Pasioni dhe përkushtimi yt do të shndrisin

Publikuar

Një shqiptar drejtor i Teatrit të Operas në Kroaci, Margariti: Pasioni dhe përkushtimi yt do të shndrisin

Një shqiptar drejtor i Teatrit të Operas në Kroaci, Margariti:

Urime Ilir Kerni, profesionist i shkëlqyer dhe një njeri i mirë! Suksese në detyrën e re, në krye të Baletit të Teatrit Kombëtar të Splitit, në Kroaci! Pasioni dhe përkushtimi yt do të shndrisin pa dyshim! ??? 

Shqiptari Ilir Kerni është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Ai do të jetë në këtë post për periudhën 2019-2023.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shkruan: Urime Ilir Kerni, profesionist i shkëlqyer dhe një njeri i mirë! Suksese në detyrën e re, në krye të Baletit të Teatrit Kombëtar të Splitit, në Kroaci! Pasioni dhe përkushtimi yt do të shndrisin pa dyshim! ???

Edhe Soprano Ermonela Jaho, ka reaguar duke shkruar se emërimi i Kernit në këtë post, teregoj jo vetëm vlerësim për të, por edhe largpamësi të kroatëve.

“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan soprano me famë ndërkombëtare.

Ilir Kerni drejtoi për disa vite edhe Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri, ai është larguar në vitin 2016./ I.M –Dritare.net

Continue Reading

Aktuale