Connect with us

Diaspora

Shqiptarja Afërdita Suka me sukses bën angazhimin si deputete në parlamentin gjerman

Publikuar

Shqiptarja Afërdita Suka me sukses bën angazhimin si

deputete në parlamentin gjerman

Afërdita Suka është shqiptarja që zgjedhet si deputete në parlamentin gjerman të landit të Berlinit.


Ajo garoi me Partinë e Gjelbër dhe do përfaqësojë në landin e Berlinit zonën në të cilën ka fituar votat.

Afërdita ka folur edhe për bashkëvendasit shqiptarë të cilët e kanë përkrahur.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

Znj. Suka renditi edhe çështjet me të cilat do të fokusohet puna e saj, si rritja e çmimeve të banesave, përmirësimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i shërbimit në shëndetësi dhe mbrojtja e ambientit.

Continue Reading

Aktuale