Doktor
DR. RABIE MUSTAFI MBAROI SOT SPECIALIZIMIN, ËSHTË DOKTORESHA E MUSHKËRIVE TË BARDHA QË TË BËN KRENAR
Një mjeke, specialiste e re shqiptare që të bënë krenare në Spitalin Shtetëror në Shkup. Ajo gjatë pandemisë ka punuar pandërprer në COVID QENDREN në Shkup duke ju ndihmuar pacientëve.
Bëhet fjalë për Dr.Rabie Mustafi, e cila është doktoresha dhe subspecialistja e re në Maqedoninë e Veriut në fushën e pulmologjisë dhe alergologjisë në Shkup.
Në afat rekord me përkushtimin më të madh ndaj profesionit, ajo mbaroi diten e sotme me sukses specializimin 6 vjecar, duke qenë në krye të detyrës dhe duke marr përgjegjësi të madhe në Klinikën Universitare për Pulomologji dhe Alergologji në Shkup.
Dr.Mustafi vjen nga Kumanova dhe plot 6 vite ka punuar si specializante në Spitalin Shtetëror në repartin e pulmologjisë duke shërbyer me qindra pacient të cilët kanë probleme të ndryshme shëndetësore, si frymarrje të rrënduar, pneumoni, dhe shumë patologji tjera pulmologjike shkruan portali ALBANIAN.MK
Dr. Mustafi është një mjeke e gjeneratës së re, që është e arsimuar në Universitetin më prestigjioz në Tiranë të Shqipërisë dhe menjëher pas mbarimit të studimeve me sukses është punësuar si mjeke dhe ka ndjekur specializimin 6 vjecar të pulmologjisë.
Doktoresha dr. Rabie që në moshë të re, ëndërr dhe vizion jetësor e kishte të bëhet një mjeke, një njeri human me të cilën punë do të ishte krenar gjatë gjithë jetës dhe do ju ndihmonte pacientëve hallexhinj .
Mirëpo për këtë sukses nuk mjaftonte vetëm dëshira dhe ideja, por padyshim për t’u bërë një mjeke e mirë ,nevojitej këmbëngulësi dhe sakrific e madhe duke qëndruar me ditë dhe netë në bibliotekë dhe punë në spitale.
Historia drejt suksesit e D-r. Mustafi ka qenë tepër e mundimshme , ku përpos studimeve të rrënda, ajo paralelisht për tu profesionalizuar ka marr pjesë në shumë trajnime në Maqedoni dhe qendra të njohura të Evropës.
Ajo tani pas mbarimit të specializimit, e ka prioritet që të bën të pamundërën, që pacientët të shërbehen shpejt, të diagnostifikohen shpejt dhe të ju ordinohet terapia më efikase për sëmundjen e tyre.
Ndërkoh, Pulmologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit të frymarrjes . Pulmologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin e frymarrjes.
Ndryshe, dr. Mustafi rrjedh vjen nga një familje e respektuar nga Kumanova, bashkëshorti i saj, z. Milazim Mustafa një kohë të gjat ka qenë profesionist i dëshmuar, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtëisisë dhe tani është antar i respektuar në Këshillin Gjyqësor Republikan dhe aktivisht merret me aksione vullnetare humanitare.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti