Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimin e Komisonit për Sëmundje Ngjitëse që të hiqen të gjitha masat anti-covid, me përjashtim të mbajtjes së detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe qendrat për kujdesin e pleqve dhe personave me nevoja të veçanta.

Por si është situata në terren. Reparti Infektiv dukej I zbrazët. Mjekët thonë se varianti Omicron dhe vaksinimi ndikoi në uljen e ndjeshme të rasteve të infektimeve.

DR.FADIL CANA – INFEKTOLOG

“Rënia e numrit të pacientëve pritej pas valëve me të cilat u përball sistemi ynë shëndetësor, varianti i fundit që mbizotëroi në të gjithë rajonin e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, varianti Omikron bëri punën e tij dhe nga ana tjetër një numër i madh i popullates e kaloi edhe variantin Omicron dhe shkaktoi imunitet të popullatës, por këtu një rol të rëndësishëm luan edhe vaksinimi dhe kalimi i variantit bazë të Covid-19“, deklaroi infektologu Fadil Cana për tv Klan M.

Qeveria u ka rekomanduar shtëpive të shëndetit që ta intensifikojnë vaksinimin në terren të personave më të rrezikuar si dhe të punonjësve të shëndetësisë.