Connect with us

Doktor

d-r Arben Emini, specialisti i stomatologjisë që kthen buzëqeshjen tek pacientët

Publikuar

D-r Arben Emini nga Shkupi i takon gjeneratës së re me perspektiv në fushën e stomatologjisë. Një specialist i ri në fushën e ortodoncisë, d-r Emini më shumë se 1 vit është pjesë e Klinikës më prestigjioze universitare të Stomatologjisë në Spitalin shtetëror në Shkup.

Kohë më parë ai pas 3 vitesh punë të palodhshme ka arritur që të mbaroj me sukses të lartë specializimin në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit Shën Kiril dhe Metodij në Shkup, para kryetares së komisionit Doc. Dr. Irena Gavriloviç dhe anëtares Prof. Dr. Biljana Xhipunova dhe Prof. Dr. Maja Pandilova.

Mentore e mjekut Emini ishte Profesoresha e mirënjohur Prof. Dr. Cvetanka Bajraktarova Mishevska.

Ai është një mjek i ri, i cili më shumë se 10 vite më parë ka punuar si mjek i stomatologjisë primare pranë ordinancës së tij SARA DENT në komunën e Sarajit.

Ai ështe një specialist i ri në Klinikën Univerzitare Stomatologjike (Shën Pantelemoni në Shkup), ku do të bëj maksimumin për të ju ndihmuar pacientëve që kanë problemin me rregullimin e dhëmbëve.

Dr. Arben Emini është i specialisti i parë i lëmisë ortopedi e nofullave dhe dhëmbëve (ortodonci) nga komuna e Sarajit.

Ky speacilizimin i ortodoncisë është një specializim stomatologjik që trajton diagnozën, parandalimin, korigjimin e dhëmbëve dhe nofullave të pozicionuara keq, poashtu edhe të harqeve dentare të kafshimit të gabuar.

Poashtu ky specializim ka të bëjë me modifikimin e rritjes të fytyrës, i njohur si ortopedi dentofaciale.

Ndryshe, Dr. Arben Emini vjen nga komuna e Sarajit, më saktësisht nga vendbanimi Gllumovë.

Ai me një sukses të jashtëzakonshëm ka mbaruar studimet në fushën e stomatologjisë në Universitetin më prestigjioz në Shkup.

Pas mbarimit të studimeve ai u angazhua menjëherë në sektorin privat, duke hapur ambulancën e tij stomatologjike dhe duke i shërbyer në maksimum pacientët, sidomos nga vendbanimet e komunës së Sarajit.

Continue Reading

Aktuale