Connect with us

Doktor

D-r Bashkim Shabani është kirurgu dhe drejtori shqiptar i urologjisë që të bën krenar në spitalin shtetëror

Publikuar

Për herë të parë një shqiptar është në pozitën e drejtorit të Klinikës Universitare për Urologji në Shkup, të cilën e menaxhon me suksesin më të madh.

Puna e palodhshme e kirurgut dr. Shabani me vite solli shumë rezultate te qindra pacient hallexhinj të cilët kanë patologji dhe probleme të ndryshme të traktit urinar dhe veshkëve, ku duhet të intervenohet domosdo kirurgjikisht apo me metoda tjera jo-invazive.

Ai ka një ekspriencë të shkëlqyeshme të edukimit në Turqi për translantin e veshkëve.

Një kirurg me një autoritet dhe  i respketuar si profesionist në mesin e mantelbardhëve në Maqedoni, bën të pamundërën për pacientët e sëmur në organet e traktit urinar.

Ndryshe, dr.Bashkim Shabani vjen nga Gradeci i Gostivarit, është i shkolluar në universitetin më prestigjioz në fushën e mjekësisë. Pas mbarimit të fakultetit dhe një përvoje të konsiderueshme, ai vazhdon të ngjitet drejt majave të shëndetësisë terciale në Maqedoni.

Ai për herë të parë para 17 viteve u punësua në Klinikën Universitare për Urologji në Shkup, ku vazhdoi specializimin dhe e mbaroi me shumë sukses, duke u bërë kirurg urolog shumë i suksesshëm. Më von ai doktori në fushën e mjekësisë duke marr titullin profesor.

Dr.Shabani është model i një drejtori të suksesshëm, profesionist dhe shumë modest para pacientëve hallexhinj.

Autor i tekstit: Rexhep ADEMI

Aktuale