Doktor
D-r Kujtim Xhelili është kardiokirurgu që të bën krenar në Maqedoni
D-r Kujtim Xhelili është një nga mjekët e dalluar në Maqedonin e Veriut që i takon gjeneratës së re të shkëlqyer duke arritur majat e suksesit në karrierën profesionale. Ai është energjik, profesionist i dalluar dhe para se gjithash human për tju ndihmuar të gjithë pacientëve hallexhinj.
Pas gjashtë viteve mund dhe sakrificë, me mentorim nga prof.Dr. Jovev dhe komision nga prof.Dr. Putnik dhe prof.Dr. Çolançevski gjatë operacionit “Aorta Valvula”në katedrën e Kardiokirurgjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, Dr. Kujtim Xhelili mori titullin Specialist i Kardiokirurgjisë.
Kujtimi nga tani do të jetë Kardiokirurgu i parë shqiptar e Kardiokirugjisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Kujtim Xhelili është nga fshati Përshefcë i Tetovës, rrjedh nga një familje e njorur mjekësh në atë anë. Babai i tij Agim Xhelili, mjek i njohur i rrethit të Tetovës ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2002-2006.
Kujtim Xhelili studimet i ka kryer në Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, ku edhe i ka vazhduar studimet specialistike ku ka asistuar në shumë operacione komplekse. Fokuset kryesore shkencore të tij janë ndërhyrja kirurgjike në valvulën mitrale dhe të aortës, trajtimi kirurgjik i insuficiencës së zemrës, çrregullimet ritmike të zemrës etj.
Kujtimi kishte asistuar edhe në opreacionin e parë të transplantit të zemrës në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu një mbështetje të parezervë në të gjitha aspektet për arritjet e tij ka pasur edhe nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Omer Xhemaili, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti