Connect with us

Doktor

dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti

Publikuar

Dr. Shazivar Qerimi nga Gostivari është kirurgu shqiptar që të bën krenar në Spitalin Shtetëror në Shkup.

Një profesionist i dëshmuar shërben një numër të madh pacient hallexhinjë që kërkojn ndihmën në Klinikën për Traumatologji në Spitalin Shtetëror në Shkup.

Kirurgu Qerimi ka mbaruar studimet e mjekësisë në Fakultetin më prestigjioz në Shqipëri, në Universitetin e Tiranës.

Më pas ka mbaruar specializimin në Shkup ku edhe punon si kirurg-traumatolog me profesorët dhe eskpertët më të njohur në Maqedonin e Veriut si dr.Ilir Asanin dhe të tjerë.

Një numër i madh i pacientëve nga Maqedonia e Veriut, që kanë marrë shërbime nga ai, flasin fjalët më miradije për profesionalizmin në punë dhe korrektësin në komunikim me pacientët.

Pacientët hallexhinj e mirëpresin gjithmon modestin e madhe që e disponon dr. Qerimi nga Gostivari, i cili parim në jetë ka profesionalizmin dhe ndershmërin, që vlersohet lartë nga të gjithë.

 

 

 

 

 

Aktuale