Doktor

Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë

Publikuar

Dr.Visar Miftari  është mjeku dhe specialisti më ri në Maqedoninë e Veriut në fushën e neurologjisë. Në afat rekord me përkushtimin më të madh ndaj profesionit, ai erdhi në krye të detyrës duke marr përgjegjësi të madhe në Spitalin Klinik të Tetovës, duke u bërë kryeshefi më i ri në historinë e Repartit të Neurologjisë.

 

Dr.Miftari është mjeku specialist neurolog  nga Tetova që punon  me vite në Spitalin Klinik të Tetovës në repartin e Neurologjisë duke shërbyer me qindra pacient të cilët kanë probleme të ndryshme shëndetësore, si dhimbjet e kokës, sëmundjet cerebrovaskulare si sulmet në kokë(Hemoragjitë) dhe shumë patologji tjera neurologjike shkruan portali ALBANIAN.MK

 

Dr. Miftari është një mjek i gjeneratës së re, që është i arsimuar në Universitetin më prestigjioz në Maqedoninë e Veriut dhe menjëher pas mbarimit të studimeve me sukses është punësuar si mjek dhe ka ndjekur specializimin 5 vjecar të  neurologjisë.

 

Pas mbarimit të specilizimit, ai është një mjek i dalluar dhe është përgjegjës i repartit të neurologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës. Me një përgaditje të madhe profesionale,me një zemër të bardhë humane, ai  ju ndihmon qindra pacientëve hallexhinj të cilët kërkojn ndihmë në rapartin e Neurologjisë shkuan portali ALBANIAN.MK

 

Ai bën të pamundrën, që pacientët të shërbehen shpejt, të diagnostifikohen shpejt dhe të ju ordinohet terapia më efikase për sëmundjen e tyre.

 

Ndryshe, ai kohë më parë para disa muajsh me sukses mbaroi  edhe doktoraturën.

Një punim i shkëlqyer, me shumë argumente shkencore para mentorëve eminent dr. Visar  Miftari mbrojti temën me titull:”Rezultati 6 mujor i qëllimeve të terapisë antikoagulante te pacientët me fibralacion artrijal dhe lidhëshmëria me statusin mental”

 

Me këtë dr. Visar Miftari morri titullin doktor shkencash nga lëmia e Neurologjisë.

Doktoratura e mbrojtur e dr. Visar Miftarit  është një arritje e madhe, pasi  përgaditja profsionale dhe titujt shkencor janë  shtylle e shëndosh që kjo dije të përcjellet nesër tek studentët e rinj të mjekësisë në Maqedonin e Veriut shkruan portali ALBANIAN.MK

 

Ndryshe, dr. Visar Miftari rrjedh vjen nga një familje  e respektuar nga Tetova, pasi babi i tij i ndjer dr. Shani Miftari  ka qenë një mjek me autoritet  të jashtëzakonshëm falë dijes dhe humanizmit që ka bërë ndër vite.

Ndryshe, Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe ate periferik; ky i fundit ndahet ne sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatic.

 

Gjatë një ekzaminimi neurologjik, neurologu shqyrton historinë shëndetësore të pacientit, teston statusin mendor, funksionin e nervave të kokës, forcën, koordinimin, reflekset dhe ndjesinë. Ky informacion ndihmon neurologun të përcaktojë nëse problemi ekziston në sistemin nervor dhe, nëse po, ta lokalizojë atë. Lokalizimi i patologjisë është procesi kryesor me të cilin neurologët zhvillojnë diagnozën diferenciale. Analiza të mëtejshme mund të jenë të nevojshme për të konfirmuar diagnozën dhe udhëhequr terapinë dhe menaxhimin e duhur.

Testet që përdoren zakonisht në neurologji përfshijnë studime të imazhit të tilla si tomografia aksiale (CT), rezonanca magnetike (MRI), angiografia, elektroencefalografia (EEG), elektromiografia (EMG), ekzaminimi i lëngut cerebrospinal.

 

 

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajton Shërbimi i Neurologjisë:

  1. Dhimbjet e kokës (Migrena, Dhimbjet tensive të kokës, dhimbjet cluster etj)
  2. Demencat (Alzheimer, demenca vaskulare etj)
  3. Sëmundjet cerebrovaskulare (Aksidentet cerebrovaskulare ishemike, hemoragjike etj)
  4. Epilepsitë
  5. Crregullimet e lëvizjes extrapiramidale (Sëmundja e Parkinson, Sëmundja e Huntington etj)
  6. Sëmundjet demielinizante (Skleroza Multiple etj)

7.Sëmundjet e sistemit nervor periferik (polineuropatitë, poliradikuloneuritet, dhimbjet radikulare)

Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit

Komplikacione neurologjike të sëmundjeve sistemike

Autor i tekstit: Rexhep Ademi

Aktuale

Exit mobile version