Connect with us

Doktor

DR.YLBER SEJFEDINI,mjeku neurolog që kthen shpresën te pacientët e sëmurë

Publikuar

Dr.Ylber Sejfedini është një mjek neurolog i dalluar nga Shkupi, ku falë aftësive të tij njerëzore bëhet bashkudhëtar me pacientin në rrugën shpesh herë të gjatë të sëmundjes neurologjike njofton portali ALBANIAN.MK me seli në Shkup.

 

Ai është një mjek me perspektivë i gjeneratës së re, që ngadal por sigurt hapëron drejtë specializimit të degës së mjekësisë- neurologjisë.

 

Dr.Ylberi nga Shkupi është një emër i njohur në klinikat shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

 

Karriera e tij para se të angazhohet në Spitalin shtetëror në Shkup, filloi duke u anagazhuar fillimisht si mjekë në Ekipin e ndihmës së shpejt në rajonin e Shkupit.

 

Ai është një mjek profesionist, i urtë, bujar dhe tepër energjik për të ndihmuar në cdo kohë.

 

Pacientët e mjekut të dr.Ylberit që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën Universitare të Neurologjisë, shprehën tepër të kënaqur nga profesionalizmin dhe gadishmërin e tij për ndihmë.

 

Natyra kurioze, detajiste, e organizuar dhe kritike ndaj vetes e kanë shoqëruar Dr.Ylberin, që kur ishte i vogël.

 

Kohën e lirë e mbush me aktivitete fizike, të cilat janë shumë të rëndësishme.

 

Dr.Ylberi punon vazhdimisht në Klinikën Universitare të Neurologjisë në Shkup si specializant dhe shkon drejt mbarimit te specializimit.

 

Ai punon në një Klinikë ku klima në punë është fantastike dhe njerëzit me të cilët punon si stafi mjekësor dhe ai ndihmës janë shumë njerëzorë, ndihmues, motivues, shumë të përgatitur dhe tepër të thjeshtë.

 

Dr. Ylber Sejfedini, mjek neurolog ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive të ndryshme neurologjike dhe cerebrovaskulare.

Ai i trajton pacientët me patologji të tilla si:Insulti Cerebral, Epilepsitë, Skleroza multiple, Parkinsonin

,Migrenën dhe sëmundje tjera.

Ai beson se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes.

 

Eksperienca e bën atë professionalë në identifikimin e simptomave neurologjike, në vendosjen e saktë të diagnozave dhe trajtimin me efektshmeri të lartë të sëmundjeve neurologjike.

 

Për dr.Ylberin, komunikimi me pacientin dhe familjarët, qartësimi i çdo etape gjatë menaxhimit të sëmundjes dhe edukimi i tyre (si të ndihmojnë veten apo familjarin) në lidhje me sëmundjen dhe rehabilitimin janë themelet mbi te cilat ai ndërton punën e tij të përditshme me pacientët.

 

Humanizmi përtej kufijve i këtij mjeku u dëshmua edhe në vepër kur në Shqipëri para disa muajve ndodhi një tërmet i fuqishëm ku humbën jetën dhe u plagosën shumë njerëz.

 

Në shenjë humanizmi dhe në formë vullnetari dr.Ylberi ishte pranë njerëzve nevojtar në Shqipëri që ishin plagosur dhe kishin mbetur të traumatizuar nga tërmeti katastrofal.

 

Ai aktivisht ka ndihmuar edhe në Klinikën infektive në Shkup,për shkak të pandemisë botërore me COVID-19, ku qindra pacient janë të hospitalizuar në këtë klinikë shtetërore infektive.

 

Dr.Ilber Sulejmani aktualisht është këshillltar special i ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, d-r Bekim Sali.

 

Continue Reading

Aktuale