Connect with us

Doktor

Drejtori Jetmir Ziberi, kirurgu i fëmijëve që po bën mrekulli,po shkruan historin më të re në Spitalin Kozle

Publikuar

Dr. Jetmir Ziberi është i lumtur që brenda 7 muajsh si drejtor medicinal i Spitalit Kozle, në afat rekord arriti që këtë institucion, ta shëndroj në  rangun më të lartë të shëndetësisë terciale në Maqedoninë e Veriut, edhe atë në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët.

Mes tjerash, përfitimi më i madh nga ky sukses, është se në këtë Klinikë universitare do të realizohet për herë të parë në histori, veprimtari arsimore për studentët e mjekësisë dhe të posadiplomuarit( mjekët që janë në studimet master dhe supsecializimet në fushën e sëmundjeve respiratore tek fëmijët).

Ai buzëqesh,pas ceremonisë zyrtare që pati këtë javë në Shkup, pas një pune të mundimshe dhe falenderon të gjithë ata që kanë qenë në mbështetje të këtij suksesi historik

Dr.Jetmiri është i lumtur në sfidat e tij që i jep pozita e drejtorit.

Ai sfidon në emër të profesionit më human që ka zgjedhur, pasioni i tij është që të shërroj fëmijët e sëmur, të kthej buzqeshjen tek prindërit dhe familja.

Dr. Jetmir Ziberi i ka duart e arta. Këtë e dinë të gjithë ata që kanë marr shërbim mjekësor kirurgjik në Spitalin Shtetëror në Shkup. Mirëpo, pak dinë që nga duart e tij janë bërë operacionet më të komplikuara tek fëmijët e vegjël në Klinikën Universitare për Kirurgji të fëmijëve plot 15 vite.

Megjithëse qyteti i tij, Tetova është djepi që e përkundi dr. Jetmir Ziberin, tani  “KLINIKA UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE RESPIRATORE TEK FËMIJËT-KOZLE” është djepi që e rriti dr. Ziberi  gjithë këtë kohë dhe jetën e tij ia kushton shërrimit të fëmijëve të vegjël.

Aktuale