Connect with us

Doktor

Gjendrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Publikuar

Gjendrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Gjendrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t’u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjëndrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t’u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja.

Por nuk është gjithmonë kështu. Shpeshherë mund të kemi të bëjmë me formacione beninje, të cilat mund të jenë kiste apo fibroadenoma. Në disa raste arsyeja e shfaqjes së tyre mund të jenë edhe ndryshimet që pëson trupi, p.sh. gjatë menopauzës.

Madje, mund të ndodhë që edhe në moshën 8 vjeç, vajzave t’u shfaqen gjëndra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse shenjat e para të fillimit të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale.

Diagnoza e bazuar në biopsi, ekografi apo mamografi është mënyra më e mirë për të kuptuar se me cilën nga këto raste kemi të bëjmë.

Fibroadenoma

Është një tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nën moshën 35 vjeç. Është një formacion në gjoks që nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet për shkak të çekuilibrimit të hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit.

Me kalimin e muajve, dimensionet e kësaj gjëndre mund të rriten, duke krijuar edhe shqetësim. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr masën e zmadhuar.

Kistet

Kistet janë të dhimbshme. Ato janë si qeska të mbushura me lëng, i cili duhet ekzaminuar. Një sasi e vogël e këtij lëngu i nënshtrohet analizës histologjike, e cila jep përgjigjen e saktë për materialin që e përbën dhe sa i rrezikshëm mund të jetë. Në disa raste, mjekët procedojnë me aspirimin e këtij lëngu dhe kontrollet e herëpashershme, pasi kistet mund të mbushen sërish.breast.jpg 2

Tumori në gjoks

Në shumicën e rasteve, tumori i gjirit nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye, kontrollet vetjake duhet të jenë të shpeshta, pa harruar mamografinë të paktën një herë në vit. Tumori i gjirit apo karcinoma mamare nuk haset shpesh te femrat nën 45 vjeç. Kjo lloj gjëndre ka formë të çrregullt, është e fortë dhe ndryshe nga kistet është i fiksuar në një vend.

Rastet kur duhet të shqetësohemi kanë të bëjnë me shfaqjen e një gjëndre nën sqetull apo në gjoks, e cila shoqërohet me enjtje, irritim, skuqje të lëkurës, ndryshim të formës dhe përmasave dhe dhembje.

Gjëja e parë që duhet bërë në këto raste është të drejtohemi tek mjeku. Vetëm ai mund të japë një përgjigje për të gjitha dyshimet tuaja.

Tumori i gjirit është sëmundje e rëndë që u ka marrë jetën miliona femrave në të gjithë botën. “Bisha” mundet vetëm duke bërë kontrolle të herëpashershme. Diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të fituar betejën me të.

Continue Reading

Aktuale