Connect with us

Doktor

Kirurgu D-r Refet Murtezani nga Shkupi që të bën krenar në mes të Turqisë

Publikuar

D-r, Refet Murtezani është kirurgu shqiptar që të bën krenar në Turqi. Një kirurg i dalluar që bën operimet e ndryshme tek pacientët. I edukuar me vite nga disa nga profesorët më të të dalluar në Turqi.
Si kirurg dr. Murtezani bën operacionet e ndryshme të organeve të barkut ( abdomenit) dhe organeve tjera.
Ai vjen nga komuna e Sarajit, që ka mbaruar shkollimin e mesëm në Shkup, ndërsa studimet e mjekësisë në universitetin prestigjioz në Bullgari.
Më pas vazhdon specializimin për kirurg të përgjithshëm në Turqi, ku edhe jeton dhe vepron aktualisht.
D-r Murtezani është një kirurg me vlera të larta profesionale,kombëtare dhe morale.
Ai është i përpikët në punë, sepse disciplina dhe rregullat në Turqi gjatë specializimit bëjn që cdo mjekë vetëm me merita të mbaron specilizimin.
Ai tregon përjetimet më të bukura që ka kaluar gjatë specilizimit edhe pse ndonjëher, ka bërë mbi 20 ditë kujdestari në muaj, punë të palodhshme, duke qëndruar në spital, me të vetmin qëllim që me sukses të operohen pacientët hallexhinj.
Aktualisht, d-r Refet Murtezani është i angazhuar kirurg në spitalin e qytetit të Tekirdag në Turqi më saktësisht në Genel Cerrahi Uzmanı at Hayrabolu Devlet Hastanesi.
D-r Refeti nga prindërit është me origjinë nga Merova e Tetovës.

Aktuale