Connect with us

Doktor

Kirurgu Dr. Saliamet Emini, mjeku që shpëton jetën e pacientëve

Publikuar

D-r Saliamet Emini nga vendbanimi Krushopekë i Shkupit është një emër i njohur në mjekësin terciale në Maqedoni që me vite bën intervenimet kirurgjike te pacientët që kanë lëndime trupore nga më të ndryshmet në Klinikën Universitare për Traumatologji në Shkup.
Pacientët me lëndime(trauma)të mëdha janë raste urgjente që duhet të menaxhohen shpejt në kushte spitalore, me të vetmin qëllim që të shpëtohet jeta e pacientit.
D-r Emini është një mjek i gjeneratës së re që është shkolluar në universitetin më prestigjioz “Shën Cirili dhe Metodi” në Maqedoni,duke qenë student i dalluar, ndërsa më von është punësuar në Spitalin Shtetëror në Shkup në Klinikën e traumës, ku kohë më parë mbaroi me sukses specializimin duke marr titullin as.dr.specijalist traumatolog.
Kirurgu Emini është i përkushtuar në punë, të cilën e bën me dashuri të madhe dhe profesionalizëm të skajshëm.
Atë me vite mund ta gjeni në sallat e operacionit, ambulancë dhe urgjencën e spitalit shtetëror, ku bën të pamundërën në rrafshin profesional dhe human.
Një kirurg me vlera të larta njerzore, që i bën krenar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

Aktuale