Connect with us

Doktor

Kirurgu JETMIR ZIBERI, DREJTORI QË SPITALIN E KOZLES E SHËNDROI NË KLINIKË UNIVERSITARE

Publikuar

Drejtori medicinal, kirurgu d-r Jetmir Ziberi me ardhjen para disa muajsh në pozitën e drejtorit , arriti që të sjell ndryshime të shkëlqyeshme në punën dhe organizimin e spitalit të sëmundjeve të mushkërive në Kozle të Shkupit, që tani me vendim të Qeverisë është transformuar në Klinikë Universitare.

Një kirurg i dëshmuar, menaxher i shkëlqyeshëm arriti që të sjell një organizim të përkryer në punën e stafit mjekësor dhe personelit ndihmës.

Ai arriti që kjo klinikë universitare të merr një pamje të shkëlqyeshme edhe nga jashtë me një rregullim të përkryer, ku cdo ditë bëhen punë të cilët i ndjejn të gjithë edhe stafi i Klinikës, por edhe të gjithë familjet nga Maqedonia e Veriut që kanë fëmijët e tyre të sëmur dhe trajtohen me shërbime shëndetësore në Kozle të Shkupit, njofton portali AMERIKA-RADIO.

Kirurgu d-r Jetmir Ziberi është nga Tetova dhe që më shumë se 15 vite është kirurg i fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup, i cili gjatë karrierës së tij ka operuar rastet më të rrënda tek fëmijët.

Aktuale