Connect with us

Doktor

Kirurgu Ziberi: Një gabim gjatë synetimit, mund të shkaktoj invaliditet tek fëmija

Publikuar

Dr. Jetmir Ziberi ka një përvojë mbi 10 vite si kirurgë i specializuar për sëmundjet kirurgjikale të fëmijëve në Spitalin shtetëror në Shkup, deri në moshën 14 vjecare.

Dr.Ziberi deri tani ka arritur të bëj mbi 6000 operacione të suksesshme dhe intervenime tjera kirurgjike.

Përvoja e tij profesionale në disa shtete të Evropës e rradhit ndër kirurgët lider në Maqedoni për sëmundjet më të komplikuara kirugjike të fëmijeve, ndërsa shumica e familjeve shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova flasin me respekt dhe fjalë mirënjohjeje të madhe për shërimin dhe trajtimin e fëmijëve të tyre nga ana e kirurgut, Jetmir Ziberit.

Kirurgu i fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup, Jetmir Ziberi tregon për dobitë shëndetësore që ka synetimi dhe rreziqet e mundshme.

Ai ka bërë të ditur se nga gabimet të cilat i shkaktojnë berberët gjatë synetimit mund të shkaktohet edhe vdekja e fëmijëve. Sipas tij të gjithë prindërit duhet të kenë kujdes të madh se synetimi nuk është një punë e cila duhet të minimizohet, por paraqet intervenim kirurgjik.

Ai shprehet se shumë keq është se pjesa më e madhe e popullatës shqiptare ka një bindje ende se berberi mund të bën të gjitha llojet e synetimeve, por për fat të keq ata nuk dinë se berberi nuk është i përgatitur për komplikimet që mund të ndodhin, si gjakderdhja dhe komplikimet tjera të cilat mund të shkaktojnë pasoja për jetë tek fëmijët.

“Nuk është sukses se një berberë a ka bërë 100 apo 1000 synetime. Gjatë këtyre synetimeve vetëm një fëmij të dëmtohet, ai do të ketë pasoja për jetë. Në disa raste me keqardhje po e them se dëmi është më i vogël nëse fëmija mbetet invalid të mos ketë një këmbë apo dorë se sa të jetë invalid për jetë pasi dëmtohet organi gjenital.

Kjo ndodh tek fëmijët të cilët kanë anomali të lindjes tek organi gjenital mashkullor që në mjekësi njihet si hipospadi. Kjo don të thotë se kohën e fundit lindin shumë fëmij me këtë lloj anomali të penisit, që një gjuhën popullore thonë se është bërë synet nga ZOTI. Mirëpo kjo në fakt paraqet anomali të rëndë dhe nëse intervenon në këto raste berberi që ta bëj synet, atëherë dëmtohen të gjithë nervat e organit gjenital dhe fëmiu asnjëher nuk mund të ketë erekcion dhe nuk mund të bën mardhënie intime gjatë jetës”, ka deklaruar për portalin, AMERIKA-RADIO, kirurgu Ziberi duke shtuar se kjo sëmundje duhet doemos të trajtohet nga kirurgu dhe asesi nga berberi.

”Ajo është sëmundje tek fëmijët e cila nuk duhet të trajtohet ose të bëhet synet asesi nga berberi. Pasi ajo pjesë e lëkurës që ka mbetur të organit gjenital mashkullor shërben për plastik të uretrës. Kjo dmth se në këto raste, nëse berberi nuk ka informacion për këtë lloj sëmundje, ai nuk duhet të ndërmerr asgjë, pra të kryen synetimin. Por nëse këtë e bën berberi, kompilimet dhe pasojat për rregullimin e këti organi gjenitale (penisi), nuk mundet assesi të rregullohet këtu, përveç se në qendrat më të mëdha botërore”, ka deklaruar kirurgu Ziberi.

Ai apelon tek prindërit që të kenë kujdes të madh para se të vendosin për ti bërë synet fëmijët e vet.

“Prandaj paraprakisht dua të them se edhe nëse vendos një prind që të bëj synetimin në berber, është i obliguar minimum konsultim me një kirurg. Preferojë që të jetë konsultim me kirurg të fëmijëve, pastaj synetimin le ta bëj ku të doj dhe me cilin do qoftë kirurg. Jo rastësisht komplikimet e synetimeve kanë shkuar deri në vdekje. Psh fëmijët me hemofili. Hemofilia don të thotë se gjaku nuk kuagullohet, me fjalë të thjeshta një kirurg gjatë intervenimit të synetimit i merr parasysh këto komplikime, por berberi ka njohuri të limituar dhe për këtë shkak pasojat mund të jenë fatale”, ka deklaruar Ziberi duke theksuar se komplikimet janë të shumta tek fëmijët që kanë sëmundje të hipospadisë.

NGA PAKUJDËSIA E BERBERIT MUNDET TË PËRCJELLEN SËMUNDJE INFEKTIVE

Nocioni synetim është në kuadër të ritualit fetar islam me efekte shëndetësore.

Në shkencën e mjekësisë efektet e njëjta shëndetësore arrihen përmes intervenimit kirurgjik i ashtuquajtur “circumcision-t”.
Indikacion për “circumcision-t” është gjendja e ashquajtuar phimosis.

Me fjal popullorçe fëmija që ka këtë problem shëndetësor, nëse nuk zgjidhet problemi tij me kohë dhe të diagnoastifikohet, egziston rreziku i lartë që të mbetet steril(shterpë) për gjithmonë që mos të ketë fëmij gjatë martesës. Ndërsa, berberi për fat të keq nuk bën kontrolle mjekësore, pasi nuk ka arsimimin adekuat. Berberi njëkohësisht nuk mund të diagnostifikoj problemet shëndetsore që kanë fëmijët, për atë edhe shumë sëmundje mund të vonohen në diagnostifikim,ndërsa të jetë fatale për vet fëmijun në të ardhmen. Puna tjetër është se berberi nuk ka njohuri dhe vetëdije për kushtet sterile që duhet të ekzistojnë gjatë kryerjes së synetimit, siç janë sëmundjet infektive që transmetohen përmes gjakut dhe derivateve të gjakut(HEPATIT B, C dhe HIV).

“ Gjatë punës që bëj në ambulancën e Klinikës për kirurgji të Fëmijëve në Shkup, praktika ka dëshmuar se shumë fëmijë të cilët janë bërë synet tek berberi dhe më pas kanë kërkuar ndihmë shëndetësore tek spitali jonë. Kryesisht bëhet fjal për prerje të kokës së organit gjenital mashkullor(penisit), gjakëderdhje të madhe dhe infekcione të cilët mund të jenë fatale për fëmijun.Me një fjal synetimin e komplikuar berberi e dërgon tek ne kirurgët, e nuk ndodh që ne pacientin ta dërgojm tek berberi”, shprehet kirurgu Jetmir Ziberi.

Continue Reading

Aktuale