Doktor
Kumanova edhe me një doktor shkence në mjekësi, gjinekologu d-r Pajtim Asani mbaron doktoratin

Republikës së Maqedonisë së Veriut iu shtua edhe një doktor shkence në mjekësi, e ky është specialisti i gjinekologjisë d-r Pajtim Asani, i cili mbrojti publikisht temën sot në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Lajmin e bëri të ditur mjeku i dalluar d-r Jeton Shaqiri përmes publikimit të fotografive në rrjetin social facebook.
d-r Pajtim Asani nga Kumanova e ka zgjedhur profesionin e mjekësisë të cilës ia ka kushtuar jetën duke qenë i gatshëm të kontribojë edhe më shumë edhe në nivelet akademike, duke mbaruar sot doktoratin në drejtimin e gjinekologjisë.
Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, d-r Asani ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor si dhe po ashtu pati një falënderim për mentorët e tij, miqtë e familjen, dhe për të gjithë ata që e përkrahën dhe e mbështeten në punën tij profesionale.
D-r Pajtim Asani vjen nga një gjenerat e shkëlqyeshme e mjekëve të rinj shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Ai ka mbaruar studimet e mjekësisë në universitetin më prestigjioz, ndërsa për një kohë të shkurtër është punësuar në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe akusherisë në Shkup, ku pas një punë të palodhshme disa vjecare, mbaroi me sukses specializimin dhe mori titullin specialist gjinekolog.
Ai pati rezultate të shkëlqyeshme si gjatë studimeve, por edhe gjatë punës në spitalin e gjinekologjisë duke bërë intervenimet e ndryshme tek pacientet gra me patologji të ndryshme.
D-r Pajtim Asani i lindur në Shkup dhe rritur në Sllupcanin e bukur të Kumanovës, vjen nga një familje me tradita dhe vlera njerëzore, kombëtare që e karakterizon familjen e tij, të prindit të tij, mjekut të njohur kumanovar d-r Fatmir Asanit që ka dhënë kontribut të madh gjithmon për shqiptarët.
D-r Pajtimi me mbrojtjen e temës së doktoraturës, e ka plotësuar ëndrrën e tij që të jetë i dobishëm për familjen, dhe tash edhe për shoqërinë në nivelet me të larta akademike.
Autor i tekstit: Rexhep Ademi
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti