Connect with us

Doktor

Mjeku shqiptar i gatshëm të lë Gjermaninë për Kosovën

Publikuar

Mjeku shqiptar i gatshëm të lë Gjermaninë për Kosovën

Mësohet se janë rreth 400 mjekë nga Kosova, të cilët janë specializuar në fusha të ndryshme, që punojnë në vendet evropiane

Mjekët nga Kosova vazhdojnë të punojnë në vendet evropiane. Numri i tyre po rritet nga dita në ditë.

Mësohet se janë rreth 400 mjekë nga Kosova, të cilët janë specializuar në fusha të ndryshme, që punojnë në vendet evropiane.

Njëri ndër ta është, Xhevdet Ademaj, i cili shërben në Ulm të Gjermanisë. Ai pas shtatë vjetësh ka shprehur gatishmëri të kthehet në vendlindje, nëse Kosova i krijon ambient të volitshëm për të ushtruar profesionin human të kirurgut .

Dr. Ademaj në televizionin publik të Kosovës ka folur për kirurgjinë laparskopike tek fëmijët që kanë probleme me testikuj. Ai tha se kjo është një metodë e avancuar që aplikohet gjithandej shteteve evropiane, por që çalon në Kosovë nëpër klinikat shtetërore. Por në ato, private siç tha Dr, Ademaj, zbatohet edhe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Continue Reading

Aktuale