Doktor
Ndriçimi i Urës së Gurit në dritë të kuqe me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Tuberkulozit
Instituti për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit, Shkup, bashkë me shoqatat profesionale: Asociacioni i Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Shoqata e Pneumoftiziologëve, Shoqata Respiratore e Maqedonisë së Veriut, Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë së Veriut, u bashkangjitën në aktivitetet e këtij viti të projektit Stop TB Partnership, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me qendër në Gjenevë, Zvicër, lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Tuberkulozit më 24 Mars 2023.
Çdo vit, më 24 Mars, ne përkujtojmë ditën e vitit 1882, kur Dr. Robert Koch shpalli zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Dita Botërore të luftës kundër Tuberkulozit, është një rast për të mobilizuar angazhimin politik dhe social për përparim të mëtejshëm drejt eliminimit të TB-së si një barrë e shëndetit publik.
2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për të gjithë ne, të përfshirë në luftën kundër tuberkulozit dhe përfaqëson “vitin e shpresës” për të marrë mbështetjen, vëmendjen dhe energjinë e plot për “PO!” Ne mund t’i japim fund tuberkulozit” të bashkuar.
Tema e Ditës së TB-it këtë vit synon të tërheq vëmendjen ndaj këtij kërcënimi global në mënyr që të shfrytëzojmë fuqin tonë kolektive për t’i dhënë fund TB-it deri në vitin 2030, me të vetmen arsye që të arrijmë qëllimet e një zhvillimi të qëndrueshëm.
Falenderojm qytetin e Shkupit që n’a lejoi t’i bashkohemi kësaj lëvizjeje globale dhe të ndriçojmë Urën e Gurit, si një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, në KUQ pikërisht në atë ditë, 24 Mars 2023, për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit.
Partneriteti Stop TB këtë fushatë me moton “Ndriço” për Tuberkulozin, për herë të parë e filloi në vitin 2017, nga ai vit e deri më sot, kjo fushatë ka mbështetje të madhe në mbi 60 qytete të botës, ku për herë të parë edhe Shkupi u bë pjesë e kësaj fushatë ndërkombëtare.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti