Doktor
Prof.Dr Rexhep Selmani-kirurgu që bën krenar gjithë shqiptarët e Maqedonisë
Kirurgu, prof-dr Rexhep Selmani është krenaria e Kumanovës. Ai është një ndër kirurgët e parë i cili me punë të palodhshme dhe me shumë sukses arriti në majat e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.
Me vite është kirurg në spitalin më prestigjioz shtetëror në Maqedoni, në Klinikën Universitare për kirurgji digjestive,ku me shumë sukses bën operimin kirugjik të patologjive të ndryshme të organeve të barkut(abdomenit).
Ai njihet si kirurg me përvoj të madhe për të zgjidhur rastet më të komplikuara të patologjive të ndryshme të organeve të abdomenit.
D-r Selmani një kuadër që vjen nga Kumanova, pas vitit 2001 ishte një nga ministrat e parë shqiptar të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe më vonë ishte në pozita tjera udhëheqëse në pozitat e drejtorit.
Qoftë si ministër, qoftë më von si drejtor arriti që të bëj strategji të qart si ti hap dyert për mjekët e rinj shqiptar që të punësohen në klinikat e spitalit shtetëror në Shkup dhe spitalet tjera të qytetit.
Me një program dhe vision të qartë, arriti për herë të ti mbush klinikat me mjekë të rinj shqiptar dhe kuadro mjekësor të arsimit të mesëm, sepse për dallim para vitit 2001, mjekët e rinj shqiptar nuk kishin mundësi për qasje në spitalet dhe klinikat shtetërore.
D-r Selmani, pasi mbaroi doktaratin në fushën e mjekësisë, ai është edhe profesor në Fakultetin më prestigjioz të mjekësisë në Shkup, pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi.
Prof.Dr. Selmani është një kirurg shumë i respektuar në mesin e pacientëve dhe mantelbardhëve në Maqedoninë e Veriut.
Autor i tekstit: REXHEP ADEMI
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti