Connect with us

Doktor

Samet Azizi, tekniku medicinal nga Sfillarja që të bën krenar në Spitalin Shtetëror

Publikuar

Quhet Samet Azizi. Është nga fshati Sfillare i komunës së Sarajit. Ai punon si infermier në ISHP Klinika Universitare e Kirurgjisë Digjestive në Spitalin shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan Open-TV.

Azizi ka 9 vite që është punësuar në këtë klinikë, duke iu shërbyer pacientëve të të gjitha moshave.

Ajo që e bën të veçantë Sametin është se nuk i pret pacientët të kërkojnë ndihmën e tij, por iu vetfron shërbimin sa herë ata kanë nevojë.

Open-TV pati rastin të njihet në vepër me punën e infermierit nga Sfillarja për të mësuar më shumë rreth punës së tij.

Ai tregon se me shumë kënaqësi e bën punën e tij për të dhënë shërbimin human në kohën e duhur.

“Ndjehem shumë mirë kur i ndihmojë njerëzit e të gjitha moshave që vijnë dhe shtrihen në ISHP Klinika Universitare e Kirurgjisë Digjestive. Këtë profesion e bëj me dëshirë, profesionalizëm dhe me përkushtim të madh”, tregon Azizi, cili më shumë ka dëshirë të punojë sesa të flasë.

31-vjecari para do kohe ishte zgjedhur në ekipin që ka bërë transplantimin e mëlçisë, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

 

“Po, është e vërtetë. Ne si klinikë kemi hyrë në historinë e shëndetësisë në vendin tonë për transplantimin e mëlçisë. Jam shumë i lumtur që isha i përzgjedhur që të jem pjesë e ekipit. Për këtë sukses u nderuam me mirënjohje nga kryeministri i vendit. Jam shumë krenar”, shprehet Samet Azizi.

“Klinika jonë është një prej kolektiveve më të mira në spitalin shtetëror edhe ate falë menaxhimit të suksesshëm të drejtorit organizativ Avni Saliji”, shton Azizi.

Sipas tij, shpërblimi më i mirë që merr nga pacientët është vlerësimi, mirënjohja dhe respekti për punën që e bën ndaj tyre.(Open-TV)

Aktuale