Lajme
BUJAR IDRIZI, NJË SUPER TALENT I RI NË FUTBOLL QË VJEN NGA SARAJI
Futbollisti i ri i FK ‘Saraj’, Bujar Idrizi ngadalë por sigurtë jepë shpresë se do të jetë një nga yjet e futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë.
Ai që në moshën 11 vjeçare me paraqitjen e tij fantastike nëpër lojërat e futbollit të vogël, ka shumë gjasa që do të vazhdojë karierën e tij në klubet më të mëdha të vendit tonë.
Bujari një djalë i ri që ndjek mësimet në shkollën fillore ‘Dituria’ në Saraj, me disciplinën më të madhe i është përkushtuar sportit të futbollit.
Një futbollist i lindur diku në vitin 2011, besoni apo jo mundet shumë shpejtë të vazhdojë karierën tek klubet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut.
Bujari dominon në pozicionin e sulmuesit dhe tani më gati në të gjitha ndeshjet që i organizojnë klubet për fëmijë në kategorinë e juniorëve, ai është gol shënues më i mirë, sepse shpejtësia e këmbëve të tij si rrufeja nuk ka kundërshtarë që e ndalon në fushën e futbollit.
Bujar Idrizi vjen nga një gjeneratë e artë, e gjeneratës 2010/2011, ku që në moshë të hershme zbulohet talenti i tij, dhe më vonë prindërit e tij vendosin që ta rregjistrojnë në akademinë e sportit të futbollit FC ‘Saraj’ që të stërvitet profesionalishtë dhe të përgaditet një futbollist i shkëlqyer. Në klubin ku trajnohet Bujari, ka trajner të shkëlqyer të cilët me vite kanë qenë pjesë e futbollit në Maqedoni dhe më gjërë. Bujari gjatë komunikimit me bashkëmoshatarët e vetë, madje edhe me gazetarin i cili ka përgaditur reportazhin për të, vërehet se gjtihmonë ka buzëqeshje në fytyrë, ajo nënkupton çiltërsinë në zemër dhe dashurinë e pastër për futbollin dhe për të arritur majat e suksesit në jetën e tij.
Largohemi nga vendi ku ai bën trajnimet e futbollit, duke u përshëndetur dhe uruar mes njëri tjetrit, se mund të vijë koha shumë shpejtë që ai të jetë pjesë e klubeve më të njohura në Maqedoni, pse jo edhe në Evropë.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti