Connect with us

Lajme

HUMBJA E ZGJEDHJEVE NGA BDI NË TETOVË NUK ËSHTË FUNDI BOTËS, EDHE ALBIN KURTI I HUMBI ZGJEDHEJET KOMUNALE NË KOSOVË

Publikuar

HUMBJA E ZGJEDHJEVE NGA BDI NË TETOVË NUK ËSHTË FUNDI BOTËS, EDHE ALBIN KURTI I HUMBI ZGJEDHEJET KOMUNALE NË KOSOVË

Edhe Albin Kurti i humbi zgjedhjet lokale komunale në Kosovë, po drejton qeverin e Kosovës.

Humbja e BDI-së në zgjedhjet komunale në Tetovë për të zgjedhur mini-deputetët komunal, nuk duhet të shikohet si fund i botës.

Tek e fundit, Albin Kurti njeriu më i votuar në Kosovë humbi komunat kryesore në shtetin e ri shqiptar, ndërsa vazhdon të udhëheq me shtetin me sfidat më të mëdha ndaj Serbisë dhe krizave botërore, duke hapëruar sigurt drejtë BE-së me partneritetin strategjik të SHBA- ve.

Tetova vend i qëndresës, heroizmit, dijes, qendrave të dy universiteteve, biznismenëve shqiptar vizionar në Maqedoni, Evrope dhe botë, luftëtarëve të lirisë para 2001, në 2001 meritojn të përfaqësohen më denjësisht.

Një pjesë e kuadrove të BDI-janë harxhuar dhe duhet të largohen edhe nga prapavija, pasi dëmtojn rrëndë gjeneratën e re e cila ka vizion, dije dhe guxim që Tetovën ta shëndrron ne metropol evropiane.

Tetova ka njerëz të ditur, por ata janë të limituar në lëvizje. Atyre duhet tju jepet mundesia.

Gurbetçareve tetovar nga Evropa duhet tju jepet mundesia të hapin biznese ne Pollog, e jo të pengohen nga politika.

Tani mendoj se ne kete situat në Tetove gjithe partite shqiptare duhet ta mbeshtesin kryetarin aktual Bilall Kasamin, njejte si VMRO-DPMNE dhe LSDM qe u bashkuan ne hasmërin më të madhe dhe garuan me nje kandidat para diku para 8 viteve per kryetar komune të Kërçovës.

Zgjedhje te reja dhe mundesi do kete ne Maqedonin e Veriut per shqiptaret, por tani BDI duhet te lej inatet politike dhe te perkrah interesin shqiptar ne Tetove.

Tek e fundit sovrani e pelqen dhe i beson, Bilall Kasamit.

Ne Tetove me kete jehon te vogel votuesish verehet deshprim total nga politika e deritanishme ne Maqedonin e Veriut, dhe ky deshprim duhet te kthehet me ofert konkrete, plan aksional dhe jo premtime boshe.

 

Kete mund ta bej nje kuader i ri, i cili ka dije dhe guxim dhe nuk eshte nen hipoteka te ndryshme.

Perndryshe Tetova shume shpejt mund te shendrohet ne qytet sezonal per ORGANIZMIN E DASMAVE DHE AHENGJEVE PER 3 MUAJ VERE.

 

Koment nga Redaksia.

Aktuale