Lajme
Sot e nesër samiti i Ballkanit të Hapur, kush shkon e kush e refuzon prap
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna.

Të martën e të mërkurën do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Kësaj here do të mbahet në Ohër, ndërkohë që pos tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tash iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, shkruan “b92” të martën.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.
Në fakt, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina ndërruan mendje nën javët e fundit. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.
“Është iniciativë për rritje ekonomike, zvogëlim të papunësisë, luftim të migracionit ilegal, përmirësim të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe përmirësimin të mbrojtjes sociale, por edhe për rritjen e tregtisë, investimeve dhe punësimit në rajon”, ka thënë Talgetija në një letër që ia ka nisur të hënën Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit më 7 e 8 qershor.

-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti