Connect with us

Lajme

SUPER GJENIU I FUTBOLLIT: ENDRITI NGA SHKUPI QË JEPË SHPRESË PËR TU BËRË LOJËTAR I MADHË

Publikuar

Endrit Ganiu nga Çairi i Shkupit është një futbollist që jepë shpresë për tu bërë një nga yjet e futbollit shqiptar dhe më gjërë.

Ai edhe pse në moshën 7 vjeçare te FC Shkupi, ngadalë por sigurtë po bëhet një lojëtar i cili po shkëlqen në çdo lojë të futbollit.

Endriti luan si mesfushor ofanziv, ku karrierën e ka filluar në skuadrën e FC Shkupi.
Ai i takon gjeneratës së vitit 2009 dhe gjatë këtyre viteve është dëshmuar si një lojëtar i shkëlqyer në fushën e futbollit.

Ky djalosh i ri është kapiten i ekipit të FC Shkupi të gjeneratës 2009.

Padyshim se mund të llogaritet si sportist i vitit, pasi klubi i tyre ka fituar trofe dhe ai është dëshmuar si një nga futbollistët më të mirë pas vitit 2018. Ndryshe Endriti Idol në jetë e ka futbollistin e përmasave botërore Neymar. Gjatë kohës së lirë Endritit i pëlqen shumë që të shikoj ndeshjet e La Ligës, ndërsa më shumë e preferon premierë ligën angleze.

Endriti me kënaqësi të madhe i shikon në ‘Youtube’ golat e Neymarit dhe frymëzohet nga ai. Mirëpo në momentin e parë që do të bëhet lojëtar i njohur, golin e parë do tia dedikoj Babait të tij i cili që nga dita e parë e ka mbështetur në çdo hapë të karrierës profesionale të futbollit.

Përveç sportit Endriti është i dalluar edhe në shkollë. Një djalosh i ri me një buzëqeshje magjike, i dashur për të gjithë, është i përkushtuar që të arrij majat e suksesit edhe në shkollë. Maksimalisht i disciplinuar, punëtor, i zellshëm dhe energjik.
Endriti një ditë përveç sportit të futbollit, dëshiron që ti mbaroj studimet e Informatikës kur të rritet dhe të bëhet një inxhinier i Informatikës.

Urojmë që synimet e Endritit të bëhen realitet, që një ditë ai të bëhet futbollist me famë edhe në botë, pasi është i përkushtuar që një ditë të luaj për një ekip të madhë të Evropës. Endrit Ganiu jeton në Shkup dhe mëson në shkollën Ismaili Qemali dhe është nxënës i klasës së VIII.

 

 

Endrit Ganiu

Endrit Ganiu – Mesfushor Ofanziv

 

Endrit Ganiu

Endrit Ganiu – Mesfushor Ofanziv

Endrit Ganiu – Mesfushor Ofanziv

 

 

Continue Reading

Aktuale