Connect with us

Vendi

ALI AHMETI-KOMANDANTI I PATREMBUR I LUFTËS QË ËSHTË BULDUZER I POLITIKËS NË MAQEDONI

Publikuar

Ish komandanti dhe Kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti më shumë se 20 vite ka punuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Madje në vitin 2001 organizoi kryengritje të armatosur me të vetmin që shqiptarët të jenë shtetformues dhe të gëzojn të gjitha të drejtat me maqedonasit.

Sot, shqiptarët janë kudo në institucionet më të larta shtetërore, për herë të parë kryeparlamentari është shqiptar, gati se gjysma e qeverisë aktuale janë ministra shqiptar. Shqiptarët kanë pozita kyce në polici, ushtri,ministri, drejtori, komuna dhe institucione tjere relevante.

Falë vizionit të z.Ahmetit shqiptarët zyrtarizuan universitetin në Tetovë, ngritën flamurin shqiptar te një pjesë e madhe e komunave ku jetojnë shqiptarët, garantoi përfaqësim dinjitoz në të gjitha institucionet shtetërore. Shqiptarët u mbeshtetën në polici, ushtri, administratë, gjykata, prokurori, ekonomi me të vetmin qëllim që ti shërbejn popullit.

Ndërkoh, vizioni i Ahmetit bëri që të ndihmoj shumë në pavarsin e Kosovës dhe në antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe të mbështet rrugën për antarësim në BE.

Sot, Ahmeti si lider është i pazëvendësueshëm para SHBA dhe Brukselit zyrtar, për shkak të vizionit të tij dhe stabilitetit që jep për një Maqedoni stabile dhe Ballkan të qetë ku të gjithë popujt do të linin të kaluarën, ndërsa do të punonin për integrimin në BE.

Aktuale