Vendi
Bastisen të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”, policia gjen armë e substanca narkotike
Bastisen të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”, policia gjen armë e substanca narkotike
Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një aksion bastisjeje në Burgun e Idrizovës në Shkup gjatë ditës së martë të 14 qershorit.
Në këtë aksion forcat e rendit kanë kontrolluar dhe bastisur 25 qeli burgu, në mesin e tyre edhe qelitë në të cilat janë duke vuajtur dënimin edhe të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”, të dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”.
Sipas një njoftimi, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në këtë aksion kanë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe mjete të ndaluara.
“Janë gjetur sasi e madhe e parave nga valuta të ndryshme, 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe shumë mjete të tjera, drogë si pluhur dhe gjendje të lëngshme, tableta dhe mjete të tjera, të cilat lidhen me vepra të mundshme penale”, thuhet në njoftimin e dikasterit të brendshëm.
Kjo kontroll bëhet e ditur se u realizua me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti