Connect with us

Vendi

‘Bullgaria perëndimore’/ Për ironinë me Kovaçevskin, Rama bën me faj maqedonasit: Sherr mejhaneje…

Publikuar

Shakaja e Edi Ramës në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu referuar Maqedonisë së Veriut si ‘Bullgaria perëndimore’, solli reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit.

Në postimin e tij në Tëitter, Rama ka bërë me faj maqedonasit duke i quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.

Rama këtë shaka me Kovaçevskin, e bëri pardje (e premte) në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Continue Reading

Aktuale