Vendi
Drejtori Sefi Shabani, realizon aksion të gjerë për kositjen e barit në qytetin e Shkupit
Drejtori i Ndërrmarjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup, SEFI SHABANI sot ka inspektuar nga afër punimet që bëhen në gjithë territorin e Shkupit në kuadër të aksionit të jashtëzakonshëm për të rregulluar gjelbërimet në zona të ndryshme të kryeqytetit në të cilën bari ishte rritur shumë.
Të gjithë puntorët maksimalisht janë të angazhuar në terren.
Ai qëndroi edhe në Çair të Shkupit, duke ndjekur nga afër punën që bëjn puntorët e kësaj ndërrmarje me kositjen e barit dhe rregullimin e parqeve.
Ndërkoh, Sefi Shabani plot 2 javë ushtron detyrën e drejtorit të Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” pranë qytetit të Shkupit.
Prioritet të lartë, drejtori Shabani e ka gjelbërimin dhe rregullimin e më shumë parqeve të reja në kuadër të Qytetit të Shkupit, investime të reja me të vetmin qëllim që kryeqyteti ti ngjaj një metropole evropiane me parqe të gjelbërta dhe të rregulluara.
Me afro 700 të punësuar të ndar në sektore të ndryshme, mes tjerash sektori për gjelbërim të Qytetit të Shkupit, sektori për ngritje të parqeve të reja, sektori i mekanizimit dhe sektori për rregullimin e drunjëve janë sektorët kyç që Qyteti i Shkupit të rregullohet me parqe të reja, lule dhe drunj dekorativ si dhe të mirëmbahen hapësirat e gjelbërta.
Drejtori Shabani i vlerson lartë puntorët e zellshëm, të përgjegjeshëm dhe që me kohë i mbarojnë punët që i marrin nga drejtoria.
Që nga nga marrja e postit të Drejtorit të Përgjithshëm, me mbështetjen e kryetares së Qytetit të Shkupit, z. Danella Arsovska, ai ka plan ambicioz për ndërtimin e parqeve të reja dhe rregullimin më modern të gjelbrimeve dhe drunjëve në qytetin e Shkupit.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti