Connect with us

Vendi

Mexhit Jakupi, arkitekti i ri që bën plane të shkëlqyeshme

Publikuar

Një djalë i ri nga Shkupi i cili premton shumë në botën e arkitekturës. Bëhet fjalë për Mexhit Jakupin nga vendbanimi Krushopekë i Shkupit që ditë më parë sapo mbaroi studimet dhe diplomoi në degën e arkitekturës në Universitetin Nëna Terezë në Shkup, shkruan portali ALBANIAN.MK

Një punim i shkëlqyer i temës së diplomës nën përkujdesje të mentores prof.dr.Radmilla Tomovska nxorri në sipërfaqe një vepër të madhe si si mund të bëhet një rregullim i shkëlqyer i banesave kolektive me një arkitektur moderne.

Arkitekti, Jakupi e ka pasion të madh rregullimin e hapësirave të ndryshime, objekteve banesore dhe lokaleve të ndryshme për biznes.

Ai përcjell trendet më të njohura botërore të arkitekturës,njeh programet e ndryshme kompjuterike që përdoren nga arkitektët më të njohur botëror.

Ka kreativitet të jashtëzakonshëm, është puntor i madh, i urtë, i disciplinuar dhe përkushtuar për sukses.

Thjesht, Mexhiti ka shumë pak fjalë, por më shumë vepra.

Ndryshe, ai me një sy magjik,i përgaditur profesionalisht me dije,i kompletuar me teknikat më moderne, arrin që ta nxjerr maksimumin e një plani arkitektonik që do të zgjidhte problemin jetësor të klientit, që ky i fundit do të ndihej gjithmon i lumtur me ambientin ku do të jetoj.

Kontakt telefoni 070927200

Aktuale