Connect with us

Vendi

Naser Muaremi, Drejtori i dikurshëm që kthente shpresën tek pacientët shqiptar

Publikuar

Naser Muaremi, Drejtori i dikurshëm që kthente shpresën tek pacientët shqiptar

ALBANIAN.MK shkruan se një pjesë e madhe e pacientëve shqiptar nga Maqedonia shprehin falenderimin edhe sot e kësaj dite ndaj drejtorit të dikurshëm ekonomik, Naser Muharemi në Klinikën shtetërore të Kardiologjisë në Shkup.

Ata ndjehen tepër të gëzuar se përfundimisht kishin një derë të sigurt në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup për të kërkuar ndihmë, e cila derë padyshim ishte zyra e ish drejtorit shqiptar, Naser Muaremit, që asnjëher nuk është e mbyllur, por cdo herë e gatshme për të ndihmuar.

Pacientët shqiptar, rrëfejnë storjet e tyre se kishin ardhur në këtë spital me probleme të rrënda të zemrës, duke i humbur të gjitha shpresat për jetë.

Mirëpo, falë angazhimit të ish drejtorit Muharemi, bashkë me stafin profesional mjekësor të kësaj klinike, shpresa për jetë është kthyer tek pacientët duke u trajtuar në mënyr profesionale përmes diagnostifikimit,trajtimit spitalor, intervenimeve invazive dhe nderhyrjeve të ndryshme.

Ndryshe, Naser Muaremi vjen nga Komuna e Sarajit të Shkupit.

Një profesionist i dëshmuar me shumë aftësi menaxheriale, para se gjithash humanist dhe njeri i palodhshëm duke qenë në krye të detyrës.

Ai padyshim është një kuadër i shkëlqyer që ka një karrierrë të bujshme më parë edhe Ministrinë për vetqeversje lokale.

Continue Reading

Aktuale