Connect with us

Vendi

Nuk pata fëmij 15 vite, Allahu më gëzoi me një evlad duke bërë rukje

Publikuar

Valbona G. nga Kosova  me banim me Zvicër, është një nënë e cila plot 15 vite nga martesa e saj, priste me padurim fëmijën e saj të parë. Ajo rrëfen me lot në sy dhimbjen që e kishte pasur plot vite, në momentin kur mjekët gjinekolog  e kishin informuar se shëndeti i çiftit bashkëshortor është në rregull, por nuk mund të  ndodh shtatëzania.

“ Pas martesës rregullisht shkoja në gjinekolog dhe ai më bëri të gjitha analizat mjekësore, eho, kompjuter tomografi, analizat e gjakut,urinën, briset gjinekologjike. Njëher më thonin se kam një bakterie të rrezikshme Esherichia Coli e cila nuk lejon shtatëzanin. Më von pas terapisë me sukses u eliminua bakteria”, shprehet Valbona e cila duke qarë ndër lot vazhdon rrëfimin e saj.

“Dhe më von përsëri shkoja rregullisht në gjinekolog për të pritur ndonjë lajm të gëzueshëm se jam shtatëzëne. Bëja cdo analizë mjekësore, haja cdo ushqim të shëndetshëm, por nuk kishte efekt. Bashkëshorti bënte të gjitha analizat në specialistin urolog se mos ka probleme shëndetësore. Të gjitha analizat dilnin mirë. Si kalonin vite, mërzia shtohej shumë e më shumë”, rrëfen Valbona nga Kosova e cila thotë se 15 vite vazhdimisht i lutej të madhit ZOT që ta begatonte më një fëmij, që do t’ia ndryshonte jetën.

“ Edhe pse nuk kishim fëmij, Ne i përgaditëm 2 dhoma në shtëpi, njërin për djal, tjetrën për vajzë. Blinim krevat, lloj-lloj rrobash, dekorime dhe me padurim prisnim fëmijën tonë që e ëndërronim 15 vite. Unë si një grua, i kam mbushur me lot këta dy dhoma. Doja që ta përqafoj sa më parë një fëmij timin, ta përkdhelim ta ndjejm si prind unë dhe burri im. Kjo ishte dëshira jonë edhe pse shumë herë mërziteshim, asnjëher nuk u dorrëzuam dhe nuk humbëm besimin në Allahun xh.sh”, thotë Valbona  e cila një ditë rrëfen se kishte dëgjuar se lutjet kuranore-RUKJE dhe prerja e një kurbani mund të ndihmonte.

“Dëgjova nga një shoqe e imja, se një hoxhë nga Shkupi bën lutje kuranore dhe jep një mjekim me disa ilace natyrale të mjekësisë arabo-muslimane, që ndihmon shumë për një shtatëzani të shëndosh. Më tregoi rastin në detale dhe me padurim ia morra telefonin dhe e kërkova hoxhën duke lënë terminin. Ai më tregoi në detale se cka duhet të bëj, pas 3 muajsh nga terapia deshi i madhi ZOT që të mbetem shtatëzënë” vazhdon të qaj me lotë gëzimi, Valbona duke e treguar se dita që ka marr vesh se është shtatëzënë, ka qenë lajmi më i gëzueshëm në jetë.

“ Atë ditë nuk mund t’a harroj kurr, atë ditë sikur fitova gjithë botën. Terapia dhe trejtimet ishin sebep nga ZOTI. Nisa të bëjë namaz, të lutëm pandërprer, ti falenderohem Zotit të madh që bëri sebep hoxhën, që unë të jem një grua që do të kem fëmijën tim për jetë.  Pas shtatëzanisë, e linda vajzën time FITORE, e cila me buzqeshjen e saj, e ka mbushur gjithë shtëpin tonë e cila shtëpi plot 15 vite qante, rrënkonte nga mërzia sepse mungonte 1 fëmij që do të bënte zhurmë. O Zot të qofshim falë për këtë dhuratë dhe ju dini të gëzoni gjithë cifteve bashkëshortore në botë. Amin”, ka deklaruar Valbona G. nga Kosova.

Tel.kontakt +49 178 8490257

Continue Reading

Aktuale