Connect with us

Vendi

Qamil Kovaçi,simbol i një drejtori zemërbardhë që ju ndihmon të gjithëve

Publikuar

Qamil Kovaçi,si drejtor po arrin për një afat rekord të realizon projekte madhore në Spitalin Psikiatrik në Shkup njofton portali ALBANIAN.MK

Me një disciplinë të madhe, fuqishëm ka arritur të rris përfaqësimin e shqiptarëve kudo në këtë institucion tercial të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ku trajtohen dhe hospitalizohen pacientët me sëmundje të ndryshme psikike.

Falë menaxhimit të mirë , kohën e fundit janë renovuar në formën më moderne reparti për trajtimin e pacientëve kronik me sëmundje psikike.

Këta dhe shumë investime bëhen vazhdimisht për të përmirsuar kushtet e pacientëve të cilët trajtohen në këtë spital.

Megjithatë , Qamil Kovaci është një ndër drejtorët më të suksesshëm që drejtojnë Spitalin më të madh psikiatrik në Maqedonin e Veriut.

Kovaci me ardhjen në këtë post, për një afat rekord ka arritur që të bëj investime të mëdha për të përmirsuar kushtet spitalore të pacientëve të sëmur me patologji psikike.

Investimet vërehen, që në hyrje të këtij Spitali i ndar në disa reparte të hapura dhe të mbyllura.

Nje pjesë e reparteve, janë të renovuara me kushtet më të larta evropiane, ku punojnë personel profesional me mjekë të dëshmuar dhe personel tjetër ndihmës, si infermer dhe personel tjetër medicinal.

Në këtë spital, për herë të parë para disa muajsh, drejtori Kovaci arriti të punësoj një numër të konsiderushem shqiptar në pozita të ndryshme.

Drejtori I spitalit Psikiatrik “Shkup”, Qamil Kovaçi, kohë më parë ndau 11 vendime të punës, për punëtorët të cilët kanë qenë të angazhuar me kontrata pune.

Drejtori, Kovaçi, thotë se nga këta 11 vendime të punës, 10 janë shqiptarë dhe një është I komunitetit tjetër.

Ndryshe, Qamil Kovaci është një kuadër i ri, nga vendbanimi Rashce i Shkupit, i diplomuar në Universitetin më presitigjioz në Maqedoni, në Shkup me notat më të larta.

Si një profesionist i diplomuar, me dije dhe guxim arriti me shumë sukses të menaxhoj më parë edhe Ndërrmarjen Publike Komunale në Komunën Saraj.

Për një afat rekord arriti që këtë ndërrmarje të bëj rentabile dhe tepër të respektueshme për banorët e Sarajit, shkruan portali www.ALBANIAN.MK

Aktuale