Vendi
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë

Sadat Jakupi nga vendbanimi Krushopek i Shkupit me bukurin e tyre magjepse nga Zoti po arrin majat e suksesit në nivel botëror. Sadati është një fëmij i vogël nga prindërit modest Xhevat Jakupi që kanë dhënë maksimumin në mbëshetetje me miqt biznismen, që djali i tyre Sadati të arrij majat e suksesit në modelim shkruan portali ALBANIAN.MK
Kohë më parë në Bansko të Bullgarisë u mbajt përzgjedhja për fëmijën më të bukur “Little Miss&Mister Galaxy 2019”, në të cilin eveniment në kategorinë e vet të moshës fitoi tetëvjeçari Sadat Jakupi, i cili ka përfaqësuar Maqedoninë.
Këtij suksesi të madh ai ja shtoi edhe titullin “Top Model Galaxy 2019“.
Sadati i vogël është anëtari i Studios së modës Crnokrak dhe së bashku me prindërit e tij dhe me Miki Crnokrak kanë qëndruar shtatë ditë në Bansko ku me pjesëmarrësit tjerë prej shumë vendeve nga e gjithë bota janë përgatitur për finalen e madhe.
Në zgjedhje, edhe Miki Crnokrak mori titullin drejtori më i mirë nacional edhe atë për të tretën herë me radhë. Ai deklaroi se është ndjenjë e shkëlqyeshme që të përfaqësohet Maqedonia jashtë kufijve, dhe pastaj të kthehesh me tituj, kënaqësia është vërtetë e kompletuar.
Sadati me meritë ka fituar titullin, fillimisht me bukurinë dhe sharmin që ka, ku nuk kanë mundur të rrinë indiferent të gjithë anëtarët e jurisë.
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti
-
Vendipara 2 vjet
Njihuni me Visar Shainin,një zemër e madhe shqiptari që nuk din të thotë JO