Vendi
SAFET ZENDELI, DREJTORI QË TË BËN KRENAR ME PUNËN DHE PUNËSIMET E REJA
Safet Zendeli, është drejtori i ri organizativ shqiptar në Klinikën Universitare për Gastroenterohepatologji në Shkup, që për një afat të shkurtër kohor viti ka arritur rezultate mbresëlënëse, shkruan portali AMERIKA-RADIO.
Ai sot prezantoi edhe publikisht punësimet e reja, ku mes tjerash njofton se në Klinikën për Gastroenterohepatologji, është i angazhuar farmacisti shqiptar Zekirja Mamuti.
Drejtori Zendeli në rrjetin social shkruan:
Stafit të Klinikës Universitare Gastroenterohepatologi, i shtohet farmacisti i diplomuar Zekirja Mamuti, i dëshiroj shëndet dhe suksese në punë
Megjithatë drejtori Zendeli, me një menaxhim të shkëlqyer ka arritur që në këtë klinikë të bën organizimin më të mirë të stafit mjekësor dhe atij administrativ-ndihmës me të vetmin qëllim që mijëra pacient nga Maqedonia e Veriut të prekur nga sëmundjet e ndryshme të organeve abdominale ( të barkut) të marrin shërbimin shëndetësor kualitativ dhe me shpejtësi të madhe.
Për herë të parë ai ka arritur që të rrit përfaqësimin e shqiptarëve në këtë klinikë konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Sapo të hyni në këtë klinikë me buzëqeshje dhe gadishmëri të madhe ju presin edhe nëpunësitë shqiptar të vendosur nëpër sportele, administratë profesionale si dhe padyshim mjekët të cilët janë tepër të dalluar në drejtimet e tyre dhe që kërkohen shumë nga pacientët nga e gjithë Maqedonia e Veriut.
Këtu nuk mungojn edhe infermieret shqiptare. Përfaqësimi është nga obligimet kushtetuese që me shumë seriozitet është duke e realizuar drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologji, Safet Zendeli.
Përpos kësaj, si sukses tepër i dalluar është zbatimi i dygjuhësisë në këtë Klinikë.
Ndryshe, tabela orientuese edhe në shqip, paraqesin një shembull të mirë që qytetarët më lehtë të orientohen në këtë klinikë që t’i marin më lehtë shërbimet mjekësore-kontrollet te mjekët gastroenterohepatolog, analizat laboratorike dhe shërbime tjera spitalore.
Në këtë klinikë universitare më të madhe në vendin tonë, me mijëra pacient të prekur nga sëmundjet e ndryshme abdominale marrin shërbimet shëndetsore nga Maqedonia e Veriut duke filluar nga diagnostifikimi i sëmundjes deri te trajtimi.
Drejtori,Safet Zendeli vjen nga Komuna e Haraçinës, një zyrtar që vjen nga gjenerata e re, i shkolluar në Universitetet më prestigjioze në Maqedoninë e Veriut.
Ai dallohet për gatishmërin për të ndihmuar të gjithë pacientët hallexhinj që kërkojn ndihmë në Klinikën për sëmundje gastroenterohepatologji në Spitalin Shtetëror në Shkup.
Autor: Rexhep Ademi
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti