Connect with us

Vendi

SEFI SHABANI, DREJTORI QË PËR KOHË TË SHKURT  ZBUKURON SHKUPIN DHE RREGULLON MATKËN

Publikuar

Drejtori i përgjithshëm i NP Parqe dhe Gjelbërime-Shkup, Sefi Shabani intenzivisht ka angazhuar gjithë puntorët për rregullimin më të mirë të qytetit të Shkupit.

Gjatë sezonit veror, pas mbjelljes së mijëra luleve në lokacione të ndryshme të Shkupit, tani ditëve të fundit organizon mbjellen e fidaneve të bukura të cilët i sjellin një mozaik dhe zbukurim të madh kryqendrës së Maqedonisë së Veriut-Shkupit.

Gjithë këto projekte bëhen me koordinim të shkëlqyer me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Që nga ardhja në këtë funksion për disa muaj, drejtori gjeneral, Sefi Shabani arriti mes tjerash për herë të parë të hap edhe punktin e NP Parqe dhe Gjelbërime edhe në lokacionin Matkë.

Ky punkt me disa puntor bën pastrimin, rregullimin dhe krasitjen e degëve problematike në lokacionin Matke dhe rrethin.

Ky punkt jep rezultat të madh, sepse mbi 300.000 turistë të huaj në vit nga Evropa dhe banor të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë e vizitojn kanjonin e Matkës.

Aktuale