Vendi
Shoqata “EUNOIA” përmbyll me sukses projektin 2 vjeçar Erasmus +
Shoqata “EUNOIA” fushëveprimin e saj e shtrinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me implementimin e aktiviteve europiane, konkretisht të programës së mirënjohur Erasmus+.
EUNOIA gjatë 2 viteve të kaluara ka marrë pjesë aktive ne implementimin e aktivitetete të projektit “Gamifikimi në edukimin interkulturor”, projekt ky i cili koordinohet nga KCZIA nga Polonia në bashkëpunim me 4 institute tjera nga Romania, Turqia, Greqia dhe EUNOIA nga Maqedonia e Veriut.
Projekti “Gamifikimi në edukimin interkulturor” i referohet prioritetit “mbështetje për ndërgjegjësim kulturor kreativ”, i cili synon të zhvillojë aftësi dhe kompetenca që rrisin kreativitetin e pjesëmarrësve, kontribuojnë në përfshirjen sociale përmes kulturës dhe artit, formimin e vetëdijes kulturore dhe ndërtimin e dialogut ndërkulturor përmes lojërave didaktike të përdorura në edukimin ndërkulturor.
Projekti synon të mbështesë këtë strategji duke u ofruar mësuesve asistentëncë ndërkulturore të institucioneve arsimore, mbështetje praktike në zgjidhjen e problemeve që burojnë nga dallimet kulturore. Një nga kushtet themelore për zhvillimin dinamik shoqëror është shqetësimi i përhershëm për bashkëjetesën harmonike të ‘buqetës’ së kulturave që jetojnë në Bashkimin Evropian.
Koha gjatë edukimit shkollor është më e përshtatshme për zbatimin e kësaj strategjie. Kur mendojmë për përgatitjen e një brezi krijues për sfidat e shekullit të 21-të, në radhë të parë duhet të kujdesemi për gjendjen ndërkulturore të brezit të ri. Kjo do të ketë ndikim edhe tek të rriturit (prindërit, familjet, miqtë).
Objektivat e projektit janë gjithashtu të lidhura me strategjinë Evropa 2020 për rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e cila u miratua në qershor të vitit 2010 nga krerët evropianë të shteteve dhe qeverive.
Projekti është krijuar që:
- të krijojë një ndikim pedagogjik duke gjeneruar metodologji mësimore novatore, të bazuar në lojë;
- të ndikojë në praktikat e trajnimit të edukatorëve, trajnerëve, mësuesve dhe mësuesve në arsimin e të rriturve;
- të ndikojë në cilësinë e punës dhe kompetencat e mësuesve duke krijuar materiale edukative, duke përfshirë një tekst shkollor dhe një kurs elektronik.
Një nga detyrat më të rëndësishme të sistemit arsimor modern është problemi i përgatitjes së brezave të rinj për jetën në një shoqëri ku do të jetë e nevojshme të përcaktohet qëndrimi ndaj të tjerëve, të cilët janë të ndryshëm në aspektin kulturor. A jemi të përgatitur në mënyrë adekuate për të jetuar me njerëz me identitete kulturore të ndryshme nga tonat? A mundet arsimi të tejkalojë ose zvogëlojë stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese dhe, në afat të gjatë, të parandalojë tensionet dhe konfliktet sociale? Këto pyetje ende mbeten të hapura.
Ne u munduam të arrijmë këtë qëllim falë:
- Krijimit të materialeve edukative për mësuesit dhe grupet e tjera që merren me edukimin ndërkulturor në shkolla me krijimin e një Doracaku.
- Zhvillimit dhe pilotimit të një platforme mësimore gjithëpërfshirëse për mësuesit (kurs elektronik).
- Krijimin e Seteve të Lojërave Didaktike, të cilat do të jenë një ndihmë praktike për përdorim në procesin arsimor. Setet u përgatiten në bashkëpunim me mësuesit dhe nxënësit, të cilët do t’i bëjnë këto aktivitete të përshtatura me situatat reale të shkollës. Çdo set përmbanë gjithashtu një manual përdorimi.
Të gjitha materijalet janë të disponueshme në ueb faqen oficiale të projektit: http://edu-gamification.eu/
Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni në: info@eunoia.mk
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti