Connect with us

Vendi

VALDET XHAFERI, DREJTORI QË TË BËN KRENAR , U ZGJODH KRYETARI I RI I DEGËS BDI-GOSTIVAR

Publikuar

Ish Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi  zgjidhet kryetar  i degës së BDI-së në qytetin e Gostivarit në zgjedhjet e sotme demokratike brenda-partiake informon portali ALBANIAN.MK

 Një jurist i dëshmuar i shkolluar në universitetin më prestigjioz në Maqedonin e Veriut, ka një karrierë të bujshme profesionale dhe politike.

Me emërimin e  Valdet Xhaferit në krye të BDI-së së Gostivarit ,hapet një kapitull të ri që në fokus  do të ketë zhvillimin ekonomik, ekonominë e lirë të tregut dhe një politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punës.

Me Valdet Xhaferin, BDI-Gostivar  kthehet me një vision të madh, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternativë politike e ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Para se gjithash  Valdeti vjen nga gjenerata e re e politikanëve që premton shumë për Gostivarin dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Një kohë të gjatë ai ka punuar sekretar në Universitetin e Tetovës në Fakultetin teknologjisë Ushqimore. Nga viti 2014 ka qenë pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016-të për herë të parë emërohet ministër i Drejtësisë.

Pas zgjedhjeve në Maqedonin e Veriut, Valdet Xhaferi emërohet drejtor i Byros për Ekspertizë Gjyqësore me seli në Shkup.

 Valdeti një personalitet i dëshmuar,me karakter të fortë dhe me zemërgjërësi të madhe do të jetë shpresa e vetme që do të kontribonte shumë për BDI-në si parti politike dhe gjithë shoqërin shqiptare kudo në Maqedoninë e Veriut informon portali ALBANIAN.MK

 

 

Continue Reading

Aktuale