Tech
Domotika Ose Automatizimi në Shtëpi
Me zhvillimet e shpejta të teknologjisë së viteve të fundit jemi mësuar tashmë që dita-ditës të dëgjojmë dhe të përdorim fjalë dhe shprehje të reja. Këto terma jo gjithnjë janë të reja, shpesh herë i kemi lexuar nëpër libra fantastiko-shkencorë dhe bënin pjesë në ato që mund ti quajmë si dëshirat dhe ëndrrat e njerëzimit. Me sa duket shumë prej tyre po bëhen dalëngadalë realitet. Viti 2018 mendohet se do jetë shumë i pasur me risi në fushën e Inteligjencës Artificiale që është ndër motorat kryesorë të revolucionit në shumë sektorë si Robotika apo makinat autonome. Një sektor tjetër ku influenca e inteligjencës artificiale është në rritje dhe në zhvillim të plotë është ai i domotikës ose i automatizimit së shtëpisë.
DOMOTIKA I INTERESON TË GJITHA MOSHAVE
Domotika merret pra me automatizimin e shumë proceseve që kryejmë kur jemi në shtëpi në jetën e përditshme si për shembull ndezja e fikja e dritave, televizorit apo kondicionerit. Është një fushë që ka ngjallur shumë interes dhe investime pasi mund ti interesojë jo vetëm grupmoshave të reja që zakonsiht janë të parat në përdorimin e teknologjive të reja. Domotika i intereson edhe të moshuarve pasi i ndihmon ata në kryerjen e shumë aktiviteteve dhe punëve që nuk do të ishin në gjendje të kryenin në mënyrë autonome. Dhe i intereson edhe fëmijëve të prindërve të moshuar në atë që quhet domotika për sigurinë pasi mund ti kontrollojnë e të kujdesen për prindërit edhe nga larg.
Amazon. Google dhe Apple po investojnë shuma kolosale në sektorin e domotikës
Jo më kot kjo fushë ka ngjallur interesin e kolosëve të teknologjisë si Google, Apple dhe Amazon. Të tre këto kompani janë në garë për nxjerrjen në treg të instrumentave dhe aplikimeve të reja.
NGA NJËRA ANË APLIKIMI E NGA ANA TJETËR INSTRUMENTI
Gara në fakt po zhvillohet paralelisht në dy drejtime. Hedhja në treg e altoparlantëve si HomePod i Apple, Google Home i Google dhe Amazon Echo i Amazon është shoqëruar me shumë bujë e artikuj nëpër gazeta. Por këto janë thjesht altoparlantë pa ekran dhe për të funksionuar kanë nevojë për një aplikim. E këtu hyjnë në lojë ato aplikime që i përdorim tashmë në jetën e përditshme. Përdoruesit e iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watch e kanë të instaluar prej kohësh programin Siri që mund të përdoret për kryerjen e shumë proceseve me anën e komandave zanore. Po ashtu edhe përdoruesit e telefonave dhe tabletave me sistemin operativ Android kanë të instaluar asistentin e Google. Nga ana e vet Amazon ka zhvilluar asistentin virtual Alexa që ndihmon përdoruesit të kryejnë veprime të ndryshme si të dëgjojnë muzikë, parashikimit e motit e të trafikut, të vënë alarmin e qindra procese të tjera.
Nje aparat amazon echo dot me ngjyre te zeze dhe me shenjen e mikrofonit te kuqe
Altoparlanti Echo Dot i Amazon
Nga ana tjetër merkatoja e domotikës është e hapur për të gjitha kompanitë. Amazon, Google e Apple kanë krijuar sistemeve që i lejojnë kujtdo që të integrojë një aplikim me programet e tyre. Për shembull nëse kemi një shtëpi botuese ne mund të krijojmë një aplikim që lexon libra në mënyrë që kush përdor iPhone për shembull të ketë mundësi të dëgjojë një audiobook. E nëse një aplikim i tillë ekziston ndoshta një ide do të ishte të krijonim një që lexon libra në gjuhën shqipe për shembull.
Fusha e domotikës është akoma në hapat e saj të para dhe gjatë këtij viti dhe në të ardhmen besojmë se do të kemi risi me të vërtetë interesante. Shumë tregje janë akoma pak të zhvilluara si për shembull është e pamundur ti gjesh këto prodhime në gjuhën shqipe, madje shpesh edhe në gjuhë të tjera më shumë të njohura e të përhapura. Amazon Alexa mund të përdoret për momentin vetëm në gjuhën angleze dhe atë gjermane ndërsa Google Home e Home Mini kanë dalë në shitje në merkaton italiane vetëm dje, në datën 27 mars 2018.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu
-
Doktorpara 2 vjet
Dr. Visar Miftari-mjeku neurolog që të bën krenar në Tetovë
-
Doktorpara 2 vjet
Hemorroidet – Shkaqet dhe Simptomat
-
Vendipara 2 vjet
Sadat Jakupi nga Krushopeku i Shkupit merr titullin fëmija më i bukur në botë
-
Uncategorizedpara 2 vjet
Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve
-
Doktorpara 3 vjet
D-R SHABAN MEMETI, KIRURGU QË KTHEN SHPRESËN TEK FËMIJËT ME SËMUNDJE TË NDRYSHME
-
Doktorpara 3 vjet
D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji
-
Vendipara 3 vjet
4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi
-
Doktorpara 1 vit
dr.Shazivar Qerimi-kirurgu trauamatolog që paraqet model për profesionalizëm dhe modesti