Connect with us

Tech

Huawei: 30 Miliardë Dëm Nga Bllokimi Në USA

Publikuar

e sa duket do i kushtojë me të vërtetë shtrenjtë ndalimi që ju bë në Shtetet e Bashkuara kompanisë kineze. Konfirmimi vjen nga themeluesi dhe numri 1 i kompanisë Ren Zhengfei. Kur u publikua në fillim lajmi mbi ban (ndalesën) që ju bë në Amerikë dhe nga Google (këtu artikulli) Huawei e fshehu shqetësimin.

 

Gjërat kanë ndryshuar dhe menaxherët e Huawei duken më të ndërgjegjshëm për situatën. Drejtuesi kryesor i Huawei e pranon shqetësimin në një intervistë që i ka dhënë agjensisë së lajmeve prestigjioze Reuters. Ai e pranon se dëmi nga bllokimi mund të shkojë deri në 30 miliardë dollarë. Në fakt një parashikim të ngjashëm e kishte dhënë më parë edhe Bloomberg.

Në vitin 2018 Huawei ka pasur rreth 100 miliardë të ardhura dhe parashikonte në rritje të fuqishmë për këtë vit: rreth 125 – 130 miliardë dollarë. Por pasojat e bllokimit duket se do ti ulin të ardhurat në rreth 100 miliardë dollarë. Një shifër e ngjashme parashikohet edhe për vitin tjetër, por në vitin 2021 mendohet se do të fillojë prapë rritja.

KOMPANIA HUAWEI ËSHTË FUTUR NË NJË BLACKLIST

Huawei është futur nga qeveria amerikane në një listë që duhet Entity List që i ndalon të ketë marrdhënie me kompani amerikane. Kompania kineze nuk ka mundësi kështu të blejë licenca ose software të avancuar. Një ndër problemet kryesore është raporti me Google, pasi kjo e fundit ndaloi përditësimin e Google Android në instrumentat Huawei.

Sidoqoftë të gjithë shpresojnë që Huawei të bëjë një marrveshje me qeverinë amerikane pasi bëhet fjalë për një aktor shumë të rëndësishëm të merkatos së teknologjisë në botë. Edhe vetë Google ka interes të ketë marrdhënie biznesi me Huawei.

 

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

Continue Reading

Aktuale