Connect with us

Tech

Makina Autonome e Uber Nuk Kishte Faj Kur Shtypi një Person

Publikuar

Iështë vënë faji makinës Volvo XC90 që në momentin e aksidentit nuk ndaloi dhe shtypi një grua që humbi jetën. Dukej sikur ky ishte rasti i parë i një personi që humb jetën nga një aksident me makinat vetë ngarëse (self driving). Në fakt aksidente me makina të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe madje disa persona kanë humbur jetën. Kësaj radhe ju vu menjëherë faji makinës. Ndoshta sepse kompania e makinës deklaroi menjëherë solidaritetin e saj kundrejt viktimës pa hetuar më parë situatën.

MAKINA E KISHTE TEJKALUAR SHPEJTËSINË ME 5 KM/H

Siç dihet makinat autonome janë të pajisura me një sistem sensorësh e telekamerash me emrin LiDar të cilët janë në gjendje të kontrollojnë me saktësi ambientin që rrethon. Madje brenda saj ka pasur edhe një person, pasi sipas ligjit për sa kohë që sistemi i makinave vetë ngarëse nuk është i konsoliduar duhet të jetë dikush brenda. Në momentin e aksidentit personi nuk po i jepte makinës. Sidoqoftë shpejtësia e makinës ishte 38 milje në orë (61 km/h) nga 35 milje në orë (56 km/h) që ishte limiti. Burime nga policia e qytetit të Tempe në Arizona bënë të ditur që makina nuk e kishte ngadalësuar shpejtësinë megjithëse kushtet atmosferike ishin të mira dhe me shikueshmëri të lartë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i  shefes ekzekutive të kompanisë Uber Dara Khosrowshahi. Ajo shkruajti menjëherë në Twitter mesazhin e saj të ngushëllimit për familjen e personit që humbi jetën:

Lajme shumë të trishta na vijnë nga Arizona. Ne po mendojmë për familjen e viktimës teksa po punojmë me zbatuesit e ligjit lokal për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Mesazhi i shefes u ndoq nga një mesazh tjetër i vetë kompanisë:

Zemrat tona bashkohen me ato të familjes së viktimës. Po bashkëpunojmë plotësishit me policinë e Tempe dhe me autoritet lokale në hetimin  e këtij aksidenti.

 

Me kalimin e orëve situata filloi të qartësohet. Në fakt ndërsa është e vërtetë që makina e kishte tejkaluar limitin e shpejtësisë me disa km në orë nuk ka qenë pa faj edhe këmbësorja. Shefja e policisë së Tempe në Arizona në një intervistë së dhënë San Francisco Chronicle tha se:

Këmbësorja i doli menjëherë makinës para nga një vend i errët. Është shumë e qartë se ishte a pamundur të shmangej përplasja në çfarëdoqoftë situate.

Nga ana e vetë Uber i ndaloi të gjitha testet që ishin duke u bërë me makinat autonome jo vetëm në Arizona, por edhe në zona të tjera të Amerikës. Sido që të jetë ky aksident bëri një bujë të madhe kudo në botë pasi sektori i makinave autonome është një sektor padyshim i ri. Ndërsa nga njëra vetë prodhuesit e makinave duhet të punojnë më shumë për rritjen e sigurisë, nga ana tjetër vetë ligjvënësit nuk janë akoma të përgatitur për të përballuar situata të tilla. Është e qartë se ky sektor ka nevojë për ligje të reja, por që për momentin mungojnë pasi edhe vetë sektori po evoluon me shumë shpejtësi.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

Continue Reading

Aktuale