Connect with us

Tech

Vidhen të Dhënat e Miliona Influencer të Instagram

Publikuar

Nuk kanë të mbaruar problemet për Facebook dhe kompanitë e tjera të saj. Kësaj radhe janë përdoruesit e Instagram që kanë një problem serioz. Të dhënat e tyre personale si adresa, foto dhe numra telefoni janë bërë publike

TË DHËNAT MENAXHOHEN NGA NJË KOMPANI INDIANE

Zbulimi është bërë nga TechCrunch që ka gjetur një databazë të kompanisë indiane Chtrbox me qendër në Mumbai. Aktiviteti i kompanisë janë pikërisht rrjetet sociale. Për momentin databaza nuk është më publike dhe kompania nuk i përgjigjet telefonatave. Edhe Facebook deri në këtë moment nuk ka lëshuar asnjë deklaratë. Kurse personazhet e famshme të cilëve i janë zbuluar të dhënat thonë që nuk kanë asnjë lloj kontakti me kompaninë indiane. Sidoqoftë ata konfirmojnë se të dhënat e zbuluara janë të sakta.

Kompania indiane pagonte personazhet e famshme dhe influencer për çdo post të publikuar

Personazhet publike thonë që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për kompaninë indiane, por sidoqoftë dihet se ajo kompani menaxhonte të dhënat e tyre. Kjo ndoshta për faktin se kontrata e pagesës dhe e reklamave mund të jetë e nënshkruar me Facebook ose Instagram dhe menaxhimi i biznezit bëhet në Indi.

Megjithëse në këtë moment baza e të dhënave nuk është më publike nuk dihet se për sa kohë ajo ka qenë e tillë. Nuk është çudi që të bëhet publike nga persona të tjerë që nuk kanë folur akoma.

Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga siguria në botën teknologjisë të lutem kliko këtu

Continue Reading

Aktuale