Connect with us

Uncategorized

Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve

Publikuar

Pas përpjekjeve 23 vjeçare për të pasur fëmijë, çiftin nga Algjeria më në fund e begatoi Allahu me një vajzë, Fatimen.

Ata asnjëherë nuk hoqën dorë nga shpresa në mëshirën e Allahut.

Disa nga duatë [lutjet] për kërkimin e fëmijëve:

1. Duaja e Zekerijas [alejhi selam]:
“Zoti im, falma edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes!” [Ali Imran: 38]

2. Duaja e Zekerijas [alejhi selam]:
“Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” [El-Enbija: 89]

3. Duaja e Ibrahimit [alejhi selam]:
“Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!” [Es-Safat: 100]

4. Duaja nga surja El-Furkan:
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit.” [El-Furkan: 74]

5. Duaja nga surja El-Ahkaf:
“Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam nga myslimanët.” [El-Ahkaf: 15]

Continue Reading

Aktuale