Diaspora

Shqiptarja nga Tetova publikon libër në Amerikë

Publikuar

Burbuqe Raufi është autorja tetovare e cila me librin e saj te parë ka kaluar edhe oqeanin dhe ka arritur deri në Amerikën e largët. “Dr.Mind” titullohet libri i saj, i cili tashmë është botuar në gjuhën angleze dhe shitet edhe në Balboa Press, Amazon, Barnes&Noble, Library., Amazon, Barnes&Noble, Library. Të shkruash një libër nuk është gjë e lehtë, por Buqja ka gjetur kohë që pasionin e saj për shkrimin ta jetësojë në një libër. “Dr. Mind” nuk është nga ata librat që hasim ditët e fundit, pa koncept, ku shpesh autorët nuk dijnë edhe vet çfarë kanë shkruar. Libri të drejton në rrugën e suksesit, të mendosh pozitivisht, duke anashkaluar gjërat negative që na dalin çdo ditë para syve. Burbuqja thotë se ky libër është bazuar në jetën e saj e cila ka ndryshuar goxha dhe është dhuratë e saj për të gjithë ata që do të kalojnë kohë duke e lexuar. Vlen të theksohet se libri është botuar me kërkesë nga Shtëpia Botuese nga Amerika pasi ky libër mund të ju dalë në ndihmë njerëzve nga e gjithë bota.

Burbuqe Raufi, hyrje për librin “Dr.Mind”:
  • ….Çdo sëmundje që kemi është një bekim. Kur je diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme, ti e kupton se nuk ke lidhje të vërteta në këtë jetë. Ju fitoni privilegjin të dini se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është. Ju e kuptoni se posedimet fizike dhe obsesionet janë pa vlerë; ju mbeteni vetëm. Ju mbeteni vetëm me personin më të rëndësishëm-vetëveten. Lidhjet tuaja janë zhdukur. Egoja juaj është zhdukur. Të gjitha shqetësimet tuaja janë zhdukur. Ju keni mbetur vetëm me një dhe vetëm një dëshirë që të keni një shans të dytë, një vendim për të bërë atë të drejtë. Ju kuptoni se fryma që jeni duke marrë, sekondat, orët, ditët ishin pasuritë më të çmuara të jetës tuaj, dhe jeta të duket dhurata më e mrekullueshme e dhënë ndonjëherë për ju. Pasi ti e kupton këtë, ju fitoni fuqinë dhe dijen për të marrë jetën tuaj në duart tuaja. Ka shumë njerëz që kanë qenë aty para jush, dhe ata janë të gatshëm për të ju ndihmuar. Të merrni këshillat e tyre dhe përvojat, lëre të shkojë ajo se çfarë ju ishit, krijoni një të re që është. Merr guximin dhe thuaj: “Fuqia është brenda meje.” Sillu me veten si mbret apo mbretëreshë të jetës tuaj. Bëni mendimet tuaja pozitive të ju shërbejnë si mbretër, dhe mbretëria jote do të shfaqet menjëherë. Ky libër i historisë time të vërtetë të ndryshimit është dhuratë e imja për ju. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se ju!….

Aktuale

Exit mobile version